Milo prezanton Begën në Vlorë
14/06/2005 Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë prezantimit në rrethin e Vlorës të kandidatit për deputet, Lamçe Bega, i ka kërkuar elektoratit që të votojnë për subjektin e PDS-së dhe kandidatët e Partisë Socialiste. Sipas Milos, “kudo që të jeni votoni Demokracinë Sociale, sepse kjo parti po dëshmon koherencë dhe besnikëri absolute ndaj të majtës”. Ndërkohë që në zhvillimin e fushatës së kësaj partie kanë marrë pjesë dhe përfaqësues apo kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Milo ka shpalosur për elektoratin e zonës programin e partisë që ai kryeson, duke vënë theksin te forcimi i një shteti social, ku çdo institucion do të jetë në shërbim të qytetarëve.