E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dokle përshëndet Fondin e Zhvillimit Shqiptar

22/03/2005  Zëvendëskryeministri kërkon mbështetje për investimet

Zëvendëskryeministri Dokle në seminarin me temë “Roli i Fondit të Zhvillimit Shqiptar në Procesin e Decentralizimit në Shqipëri” vlerësoi nismën e Bankës Botërore për organizimin e këtij seminari, duke e konsideruar atë si një shprehje të mbështetjes së vazhdueshme të Bankës për vendet në zhvillim dhe për organizmat autonome të krijuar nga ata vetë. “Qeveria shqiptare, si themeluese e Fondit të Zhvillimit Shqiptar, e vlerëson atë si një institucion autonom të specializuar dhe të aftë për të kryer investime sociale të mirëfillta, por edhe si një institucion zhvillimi, të iniciuar dhe mbështetur realisht nga Banka Botërore përgjatë 12 vitesh”, u shpreh Dokle. Duke u ndalur në rolin e FZHSH edhe në të ardhmen, në procesin e decentralizimit në Shqipëri, Zëvendëskryeministri Dokle u shpreh se “FZHSH është konceptuar dhe trajtuar nga Qeveria shqiptare gjithmonë në tërësinë e kontekstit të zhvillimit social-ekonomik të vendit dhe pazgjidhshmërisht me “Strategjinë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dhe Social” të hartuar nga Qeveria shqiptare dhe mbështetur nga Banka Botërore”. Gjithashtu, ai theksoi se FZHSH luan një rol të veçantë dhe në procesin e decentralizimit, sepse në thelb aktiviteti i FZHSH është i lidhur drejtpërdrejt me parimet e “pjesëmarrjes” dhe “gjithëpërfshirjes” së komunitetit lokal dhe investimeve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›