Dy granata gjenden në burgun e Burrelit

22/03/2005 Javën e shkuar kontrolli i befasishëm zbuloi dhe ndaloi tentativën
Një tjetër surprizë e hidhur në burgje, por këtë herë për fat të mirë është vepruar në kohën e duhur. Një kontroll i befasishëm në qelitë e burgut të Burrelit, ka zbuluar dy granata që kanë shtangur gardianët. Sekuestrimi i tyre ka shmangur një tragjedi, në mos një arratisje të pandalshme të të dënuarve. Zbulimi në nëntokën ku vuajnë dënimin pjesa më e madhe e të fortëve të qelive, është bërë javën e shkuar. Ekspertët, pasi kanë marrë në duar mallin e strehuar të burgut, kanë konstatuar se ata ishin në gjendje aktive dhe përdorimi i tyre do të kishte qenë katastrofik. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve mohojnë të ketë ndodhur një ngjarje e tillë.
"Blerësi"
Nuk bëhet e ditur se në cilën qeli, se në cilën nga dhomat e të dënuarve janë zbuluar dy granatat, por thuhet se janë gjendur gjatë një kontrolli të befasishëm të javës së shkuar. Sipas specialistëve, vetëm njëra prej tyre e mbajtur në dorë, gati për heqjen e siguresës, do të ishte e mjaftuehme që dyert e burgut të hapeshin dhe mbajtësi i eksplozivit të merrte arratinë. Hetuesit nuk kanë mundur të zbardhin ende të plotë mënyrën se si kanë përfunduar në qeli porositë luftarake. Një tjetër tentativë arratisjeje është ndaluar ndoshta për pak orë nga rojtarët e qelive. Janë kontrolluar të gjithë listat e takimeve që kanë pasur të burgosurit me të afërmit në ato ditë. Gjithashtu verifikimit nuk i kanë shpëtuar as policët, që kanë shërbyer në ditët e afërta dhe që janë përgjegjës për regjimin dhe kontrollin e gjithçkaje që futet në burg.
"Të fortët"
Në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, nuk janë të paktë emrat "VIP" të qelive. Zani Çaushi është rikthyer para dy muajsh në këtë burg. Pas tentativës së dështuar të 4 shkurtit, një tjetër arratisës i përhershëm i është shtuar qelive. Gazmend Braka, i ashtuquajturi "Gaxhai", është dërguar nga Burgu 302 në atë të Burrelit. Dy krerët e bandave të ‘97-ës së Vlorës, janë ribashkuar për herë të parë pas arrestimeve në burg. Por listës së gjatë të të dënuarve nuk i mungojnë ata që vuajnë burgun e përjetshëm, që mbeten të dyshuar në këtë tentativë të rrezikshme për të kryer një arratisje
Tunelet e Gaxhait për t’u arratisur
Më 4 shkurt të vitit 2005, në Burgun 302 në kryeqytet zbulohet dalja e një tuneli prej 26 metrash. Hyrja e tij ishte në një dyqan ku shiteshin lule, në anën tjetër të rrugës, përballë me burgun. Dyqani ishte i marrë me qira nga 2 persona që dhanë një emër fals te pronari i shitores. Gaxhai ka qenë arkitekti i kësaj tentative. Ndërsa më 6 gusht 2002, së bashku me Gaxhain, atë mbrëmje, nga Burgu i Sigurisë së Lartë 302 Tiranë, u pregatitën të largoheshin edhe gjashtë të dënuar të tjerë, të gjithë të quajtur të rrezikshëm. Gazmend Braka, ose i quajtur ndryshe Gaxhai, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Durrësit, nuk ishte i vetëm në momentin e tentativës për arratisje. Pas vetes, ai kishte edhe gjashtë të burgosur të tjerë, dy prej të cilëve me burgim të përjetshëm. Me Gaxhain ishte edhe “Kartela”, i quajtur Eduart Ymeri nga Selita e Vogël e Tiranës. Gazmend Braka, Eduart Ymeri, Taulant Balliu janë tre të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Artan Xhixha, Islam Veshi, Genci Hamzai dhe Ylli Hasanaj, janë dënuar me 20 dhe 25 vjet burg. Në dhomën e izolimit, shtatë të dënuarit që rrinin së bashku kanë hapur një tunel me anë të një këmbëze krevati. Më pas, ata kanë përdorur një sharrë hekuri të ndarë në dysh për të prerë hekurat dhe për të realizuar në mënyrë të sigurt arratisjen nga dhomat e vuajtjes së dënimit. Të dënuarit nuk kanë arritur të kryejnë arratisjen, pasi janë diktuar menjëherë dhe janë kthyer sërish në dhoma më të sigurta të Burgut 302.
Tentativa dhe arratisje të bujshme
17 prill 2002
Nga burgu i Bënçës në Tepelenë tentojnë të arratisen 3 të burgosur. Gezmend Braka (Gaxhai), Eduart Ymeri (Kartela) dhe Viktor Ymeri, bëjnë një përçapje për të dalë nga hekurat e burgut. Tentativa dështon dhe ata transferohen në një burg tjetër.
24 prill 2002
Ndonëse i plagosur dhe nën masa të rrepta sigurie nga shërbimet e policisë së rendit, Eduart Syla arrin të largohet nga Spitali Ushtarak i kryeqytetit. Ai qe arrestuar nga një komisariat verior. Pas disa orësh në liri, i prangosuri kapet nga policia në pamundësi për t'ia mbathur jashtë vendit.
12 mars 2003
Tre nga të paraburgosurit e komisariatit të Kukësit arrijnë të largohen nga ambientet policore. Hetimet e bluve dhe policisë së burgjeve konstatojnë se njëri nga të arratisurit kishte arritur të largohej nga Shqipëria, ndërsa 2 të tjerë u vunë në pranga.
2 maj 2003
Arratia më e suksesshme e të burgosurve mbetet ajo nga komisariati i Dibrës. Dhjetë të prangosur dalin nga qelitë e paraburgimit pa hasur në asnjë vështirësi. Policia kap pak orë më pas 8 prej tyre, ndërsa arrijnë t'ia mbathin dy të tjerët. Njëri prej tyre u arrestua në Durrës, ndërsa tjetri gëzon lirinë.