Pranga 23-vjeçarit, tentoi të grabiste transformatorin
22/03/2005 TIRANË- Dy të rinj tentojnë të vjedhin transformatorin elektrik të një banori të qytetit të Kavajës. Burime policore nga komisariati i këtij qyteti, thanë dje për gazetën se është arrestuar një ndër autorët e kësaj vepre penale, Vladimir Bakillari, 23 vjeç, lindur në fshatin Grevë të Skraparit dhe banues në fshatin Plug, Lushnjë, i padënuar. Ndërsa personi tjetër, i cili tashmë, sipas policisë është identifikuar, është shpallur në kërkim. Vepra penale që kanë konsumuar parashikohet nga nenet 134\2 e 22 të Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.