E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dule: Nuk ka aleancë me PBDNJ

22/03/2005  Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka hedhur poshtë deklaratat se mund të ketë një bashkëpunim mes tyre dhe socialistëve gjatë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Në një deklaratë të dhënë për mediat, PBDNJ shprehet: "Lidhur me deklaratat e fundit të kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, siç u publikua në disa të përditshme, për mbështetje të kandidaturave të veçanta të partisë sonë, deklarojmë se një mbështetje e tillë as nuk është kërkuar dhe as nuk konsiderohet e nevojshme nga ana jonë". Dule, vetem pak javë më parë, ka deklaruar se nuk përjashton bashkëpunimin me Partinë Demokratike për koalicionet qeverisëse. Ky reagim ka ardhur pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ka theksuar se përfaqësuesit e minoriteteve do të kenë një vend të garantuar në parlament dhe në kabinetin e ministrave. Një deklaratë e tillë duket se ka çarë përfundimisht aleancën mes PBDNJ-së dhe Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›