Plagoset rëndë një familje nga aksidenti automobilistik
22/03/2005 TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e fundit në rrugën dytësore Institut-Laknas, ku janë plagosur rëndë tri persona. Nga burime të Qarkullimit Rrugor, mësohet se ka qenë pakujdesia e drejtuesit të një mjeti të tipit "Benz", ajo që shkaktoi aksidentimin e një familjeje të tërë. Gjithashtu bëhet e ditur nga burimet spitalore se gjendja shëndetësore e të plagosurve Besim, Flutura e Sebastian Kërçiku është tepër e rëndë, pasi pjesa e përparme e mjetit u ka dëmtuar organet jetësore të trupit. Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Komisariatit të Policisë Rrugore, të cilët arrestuan menjëherë drejtuesin e mjetit, Altin Qevani, 24 vjeç, i cili kishte humbur kontrollin e mjetit. Besimi, 42 vjeç, Flutura, 40 vjeçe dhe i mituri 15-vjeçar, Sebastiani, po kurohen intensivisht në Spitalin Ushtarak.