Për 20 ditë policia arreston 56 të kërkuar

22/03/2005 TIRANË- Policia në 20 ditët e para të marsit të këtij viti ka vënë në pranga 54 persona të shpallur në kërkim. Lajmin e ka bërë të ditur dje për gazetën zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Edlira Teferiçi, e cila tha se mes të arrestuarve ndodhen persona të kërkuar nga drejtësia dhe gjykatat, të cilët kanë kryer vepra të ndyshme penale. Më konkretisht, në njoftimin për shtyp përmendet një 34-vjeçar i kërkuar nga drejtësia, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të mitur dhe, Dije Kamberi, 39 vjeçe, të cilën gjykata e Shkodrës e kishte shpallur në kërkim për trafikim fëmijësh. Pothuajse të gjithë personat e arrestuar, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, janë vënë nën pranga pas një pune intensive të uniformave blu, të cilët kanë ushtruar disa kontrolle në banesat e të kërkuarve. Një ndër të prangosurit është edhe Simon Lushaj, 38 vjeç, i kërkuar për një vrasje të mbetur në tentativë. Ai ishte dënuar me 15 vjet burg për këtë vepër penale që ka konsumuar nga gjykata e qytetit të tij, Lezhës. Por larmishmëria e krimeve që kanë konsumuar personat e arrestuar, nuk mbaron me kaq. Një ndër ata ka transportuar lëndë narkotike, ndërsa një 45-vjeçar nga Tirana ka mashtruar për të përfituar të holla. Vlen për t'u theksuar fakti se, herë pas here Policia e Shtetit, nëpërmjet zëdhënëses së saj, ka njoftuar për aksione të njëpasnjëshme për të vënë nën pranga persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Të arrestuarit
1 Simon Lushaj, 38 vjeç, i kërkuar për vrasje në tentativë
2 Mehmet Ismaili, 25 vjeç, nga i kërkuar për "dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri”
3 Altin Xhaferri, 31 vjeç, i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë e armëmbajtje pa leje
4 Eduart Ramaj, 24 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje me armë në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”
5 Besnik Tafa, 46 vjeç, i kërkuar për shkatërrim të pronës së tjetrit
6 Rrahim Vladi, 45 vjeç, i kërkuar për mashtrim
7 Albion Musaj, 20 vjeç, i kërkuar për moskallëzim krimi
8 Sejko Hameti, 53 vjeç, i kërkuar për organizim të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme
9 Roland Sapa, 21 vjeç, i kërkuar për vrasjes e mbetur në tentativë
10 Klodian Shehu, 26 vjeç, i kërkuar për transportim të lëndëve narkotike
11 Artur Rushi, 32 vjeç, i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
12 Emir Caca, 34 vjeç, i kërkuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur
13 Djie Kamberi, 39 vjeçe, e kërkuar për trafikim fëmijësh
14 Renato Cufe, 31 vjeç, i kërkuar për dëshmi të rreme