"Doktor" Turi "shëron" të sëmurët me poezi fetare
Ke ndonjë hall? Do të ngelesh shtatzënë? Ke humbur shpresat? Vetëm kërkoje dhe doktor Turi ta plotëson. Nuk është doktor, nuk ka diplomë. E mban veten si pasardhës i hoxhës së Kavajës. Nën petkun e "mjekut popullor", apo "njeriut të Zotit", ky njeri duke u bërë lloj-lloj marifetesh hallexhinjve që përplasen në derën e tij, merr përsipër të zgjidhë çdo hall, qoftë dhe mjekësor.
Në Tiranë, në një banesë ushtron aktivitetin e tij "shërues" dhe "bamirës" i vetëquajturi doktor Turi. Emrin gjatë e ka Gafurr. Në mur mban të vendosur në kornizë shkrimin në një gazetë ku i bëhet reklamë se ai është shërues dhe ka rrezatim hyjnor.
Në mure ka të vendosura nëpër korniza fjali në gjuhën arabe.
Duke i bërë lloj-lloj marifetesh "të magjishme" një gruaje, që e dëshpëruar kërkon të ketë një fëmijë, "doktor" Turi duke mashtruar këndon me pasion disa vargje në gjuhën shqipe, që në dëgjim të parë të duken si vargje të shenjta. Të gjithë i bind se e ndihmon Perria që të shërojë. Shëron të gjitha llojet e sëmundjeve, sepse "ka rrezatim hyjnor". Hallexhinjtë janë të bindur se do të gjejnë rrugëzgjidhje. Sa herë shkojnë, paguajnë.
"Doktori" apo "hoxha", siç e pëlqen që ta quajë veten Gafurr Shkëmbi, pasi u këndon vargjet gjysma shqip e gjysma arabisht, u shkakton edhe dhimbje fizike "pacientëve" të tij. Një gruaje që kërkon të ngelet shtatzënë i vendos të dy gishtat në të dyja anët e kokës dhe e shtrëngon aq shumë, saqë ajo e shkreta kërkon të ngrihet, por "doktori hoxhë" nuk e lejon, sepse është duke i larguar të keqen. Pasi i fryn tre herë mbi flokë e lë "pacienten" të largohet, duke e siguruar që shumë shpejt dëshira e saj do të bëhet realitet.
Por çfarë janë në të vërtetë vargjet që u këndon Gafurr Shkëmbi hallexhinjve që i konsideron pacientë të tij.
Ne këtë këndim gjysmë arabisht dhe gjysmë shqip, nuk e kuptuam. Thirrëm teologun Ermir Gjinishi për të na ndihmuar që ta kuptonim se çfarë këndonte hoxha. Sapo dëgjoi këndimin e "doktor" Gafurrit, teologu na shpjegoi se fjalët që ai nxirrte nga goja nuk ishin asgjë tjetër veçse poezi me përmbajtje fetare, që përshkruhen nga një vijë melodike e caktuar, por që nuk kanë asnjë efekt shërues. Ai na shpjegon se këto poezi në gjuhën fetare quhen ilahi, pra janë këngë fetare për hir të tematikës që ato kanë, por nuk kanë asnjë veti shëruese.
"Për t‘u bërë sa më sugjestionues, këta njerëz përdorin fjalë të gjuhës arabe, por kanë të njëjtin status, nuk janë shërim për asnjë person", vazhdon Gjinishi.
Ndërsa poezia e dytë që këndon Gafurri është një poezi e përpunuar e një kleriku të njohur, Hafiz Ibrahim Dalliu, të cilën ia ka kushtuar profetit Muhamet. Edhe kjo poezi nuk ka asnjë efekt shërimi.
"Janë poezi mbi të cilat këta njerëz abuzojnë dhe kryejnë një aktivitet të paligjshëm, në emër të fesë, por që nuk kanë asnjë lidhje me besimin, nuk kanë asnjë veti shëruese. Nuk janë marrë nga Kurani, nuk kanë lidhje me Kuranin", përfundon teologu.
Ndërkohë që, në derën e shtëpisë së "doktor" Gafurr Shkëmbit çdo ditë shkojnë hallexhinj që paguajnë për të shpëtuar nga halli që i ka zënë.
Këta njerëz, nëpërmjet mashtrimit, sigurojnë përfitime të mëdha, të cilat askush nuk ua kontrollon edhe pse kryejnë një biznes.
Dy poezitë që "doktor" Gafurr Shkëmbi u këndon "pacientëve" të tij
lai lai inallahmuhameden resullullah
neve zeqat s‘kemi dhënë, as në Qabe s‘kena shku,
prandaj s‘duhet me idhnu, hej, laila e inallah
lai lai inallah muhameden resullullah,
hoke, lai lai inallah muhameden resullullah
lai lai inallah muhameden resullullah,
s‘kemi tjetër të mirë në dorë eshjare rezulullah
për faleminderit të jemi, kam të vetmin faj që pluhni të përzhytmi
ditën e Allahit kur do të pytmi në dorë esh jare resulullah
punët kur do të na shikohen, të mira e të liga kur të na peshohen,
të msheftat kur të na zbulohen, në dorë esh jare rezulullah,
kur të vijë mbi njerëzit skëterra
prap ke ty kryt e përpjekim në dorë esh jare resulullah.
Gjeti nuk kemi ku të futmi, në derën tate vijmë e strukmi,
se ke shumë mëshirë pra lutmi në dorë esh jare resulullah
Për hatrin e bijës Fatime dhe asaj s‘amës Hatixhe nën flamurin tënd na shtie në dorë eshjare rezulullah