E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanabis të dënuarve, në pranga farmacistja e burgut

 

LEZHE - Arrestohet farmacistja e burgut të Shënkollit. Sipas policisë, 32-vjeçarja Bardha Prenga u arrestua në flagrancë pasi gjatë një kontrolli të befasishëm, u gjetën në farmacinë e saj 3 gram kanabis sativa, të cilat dyshohet se ua shpërndante të burgosurve. Mësohet se Prenga u prangos dje rreth orës 11:30, teksa ndodhej në ambientet e farmacisë në të cilën ishte punësuar rreth 5 vite më parë. Sipas burimeve të policisë, operacioni për arrestimin e saj kishte kohë që ishte përgatitur. Ajo mbahej në survejim nga ana e SHKB-së së burgut, pasi kishte të dhëna se të dënuarit konsumonin narkotikë në burg. Kamerat e sigurisë nuk kishin mundur të kapnin asnjëherë efektivë të policisë si të implikuar. Kjo bëri që hetimet të zgjeroheshin dhe të hidheshin dyshime pikërisht te 32-vjeçarja. Dyshohej se të burgosurit, pasi merrnin ilaçe, në farmaci, Prenga iu jepte atyre edhe kanabis. Kjo bëri që blutë të kryenin kontroll dhe të gjenin sasinë e 3 gr kanabis. Farmacistja është shprehur se lënda e kapur nuk është cannabis, por përdoret për qetësues. Por do të jenë analizat laboratorike ato që do të saktësojnë lëndën e kapur dje.                            r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›