Kapet në Belgjikë, vrasësi i elektricistit
BELGJIKE-Vetëm një ditë pas ekstradimit të Sokol Aliajt nga Holanda, i akuzuar për vrasjen e një elektricisti në Durrës 6 vjet më parë, dje është arrestuar në Belgjikë bashkëpunëtori tjetër në këtë vrasje. Interpoli ka bërë të mundur arrestimin e 33-vjeçarit Ismet Boriçi në Belgjikë, për të cilin tashmë kanë nisur procedurat e ekstradimit. I arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Durrësit me një vendim të datës 19 shkurt 2004, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”. Boriçi në bashkëpunim me Platon Pepën si dhe vëllezërit Fredi dhe Sokol Aliaj kanë rrëmbyer, keqtrajtuar dhe vrarë në Durrës Robert Mitron.