Përdhunoi i dehur ish të fejuarën,Gjykata e Tiranës: Në burg pa afat
TIRANE – Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg” për Ermal Gjonin, 21 vjeçarin e arrestuar pak ditë më parë të akuzuar për rrahjen, përdhunimin dhe tentativën e vrasjes ndaj ish të dashurës së tij. Ndërsa burime pranë gjykatës së kryeqytetit bënë të ditur se 21-vjeçari ka pranuar akuzat duke u justifikuar me faktin çdo gjë e kishte kryer në gjendje të dehur. “Kam qenë i dehur dhe i tronditur nga prishja e lidhjes sime”, mësohet të ketë pohuar para palëve Gjoni. Ndonëse nga ana e avokatit mbrojtës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie, togat e zeza të gjykatës kanë caktuar për të riun masën e sigurisë “arrest me burg”. Ngjarja për të cilën u prangos Gjoni u shënua pak ditë në zonën e Shkozës në kryeqytet. Sipas policisë, i riu kishte shkuar tek shtëpia e ish të dashurës së tij, një 18 vjeçare dhe me anë të forcës e kishte futur atë në një automjet. Po sipas versionit të policisë, pasi e ka çuar në një motel ai e ka dhunuar fizikisht 18-vjeçaren dhe më pas edhe seksualisht. Në përfundim ai ka tentuar ta mbysë ish të dashurën, duke i vënë një jastëk mbi fytyrë. Mësohet se mbi Gjonin rëndojnë akuzat e “heqjes së paligjshme të lirisë”, “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të rritura”, “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”. a.b