Enveri këshillon kinezët: “Armiku i armikut tënd, nuk është e thënë të jetë miku yt”

15/04/2005 Si shikohej miqësia e Kinës së madhe me Shqipërinë e vogël në sytë e analistëve të huaj politikë? Kur u shfaqën shenjat e para të ftohjes së marrdhënieve të Shqipërisë me Kinën? Si u komentua nga politika shqiptare vizita e presidentit të SHBA Niksonit në Pekin? Cila ishte këshilla që mori politika kineze nga udhëheqja komuniste shqiptare? Si reagoi politika shqiptare ndaj sloganit të maoistëve mbi “botën e tretë”? Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.
Këshilltarët kinezë u përpoqën ta frenonin gjigandomaninë e planeve të aleatit të tyre, duke vënë në përdorim levat ekonomike apo thënë më qartë, shkurtimin më qëllim të kreditimit të objekteve rentabël. Por udhëheqja e lartë shqiptare nuk mund të pranonte gabimet në politikën e vetë ekonomike, prandaj dhe efektivitetin e ulët të saj, ia ngarkoi veprimtarisë minuese të armiqve të jashtëm e të brendshëm, që kishin bashkuar përpjekjet e tyre kundër Shqipërisë.
Miqësia artificiale, madje deri në njëfarë mase dhe e panatyrshme e Kinës së madhe me Shqipërinë e vogël, tërhiqte vazhdimisht vëmendjen e analistëve të huaj politikë. Por, në të vërtetë, këto marrëdhënie kishin një kuptim të caktuar. Secila prej palëve, për aq kohë sa do të ishte e mundur, nxirrte përfitimet e veta: shqiptarët-materiale, kinezët-politikë. Përderisa Kina nuk ishte anëtare e OKB-së dhe Shqipëria luante rolin e zëdhënësit të ideve të saj të politikës ë jashtme, midis udhëheqësve të të dy vendeve praktikisht nuk pati fërkime. Por, pas tetorit të vitit 1971, kur RPK-ja zuri në OKB vendin që i takonte, të zënë nga Taivani dhe doli direkt në arenën ndërkombëtare, në Tiranë zu të grumbullohej një pakënaqësi e heshtur. Frika, se politikanët pragmatistë kinezë mund t’i linin mënjanë interesat e përbashkëta “klasore” dhe të tradhëtonin aleatin, u bë shumë shpejt realitet.
Fërkimet e para serioze u shfaqën që në shkurt të vitit 1971, kur Pekinin e vizitoi presidenti i SHBA-së, R. Nikson, i joshur nga mundësia për të shijuar rosat ala-pekineze duke i shoqëruar me rakinë maotaj, siç bënin humor shpotitës perëndimor. Në atë kohë, në pikun e acarimit të polemikës sovjeto-amerikane, shfrytëzimi nga aleati kinez i njërës “superfuqi” për të dobësuar tjetrën, solli reagimin e ashpër të palës shqiptare. “Armiku i armikut tënd, nuk është e thënë të jetë miku yt”, u jepnin mend në mënyrë këshilluese teoricienët shqiptarë kolegëve të tyre konezë.
Gjatë viteve të izolimit të detyruar të Shqipërisë nga bota, ideologët partiakë përpunuar njëfarë steriotipi për marrëdhëniet në fushën e politikës së jashtme, i cili përjashtonte në mënyrë kategorike mundësinë e kthesës drejt imperializmit amerikan dhe social-imperializmit sovjetik. Madje dhe lidhjet tregëtare me Jugosllavinë filluan të përmirësoheshin pas shndërrimit të misioneve diplomatike në ambasada, në vitin 1971. Por kontakte të tilla me superuqitë përjashtoheshin në mënyrë kategorike.
Afrimi me imperializmin amerikan, dhe teoria e “tri botëve” që qe e hedhur në qarkullim nga maoistët thelluan greminën që ishte hapur papritur. Teoricienët shqiptarë fajësonin kolegët kinezë se ata i bënë thirrej “botës së tretë”, ku veç vetes përfshin dhe “lëvizjen e pa angazhuar”, madje dhe vendet Europiano-perëndimore e ballkanike, të bashkoheshin kundër rezikut të luftës që vinte nga Bashkimi Sovjetik.
Në Shqipëri nuk qenë fshirë kujtimet për vitin 1968, kur hyrja e ushtrisë sovjetike në Çekosllovaki shërbeu si shkak për të dalë në mënyrë demonstrative nga traktati i Varshavës e për t’i shfrytëzuar ngjarjet që pësuan me qëllim për të marrë nga Kina ndihmë ushtarake shtesë. Synimi për të bashkuar vendet e “botës së tretë” u perceptua nga shqiptarët si provë e qëllimit të Kinës për të krijuar një bllok të ri të politikës së jashtme.
Mosmarrëveshjet në fushën e politikës së jashtme sollën grindjet për problemet ekonomike. Periudha e lindjes së fërkimeve në marrëdhëniet shqiptaro-kineze përkoi me luftën e radhës për realizimin e detyrave të planit pesëvjeçar 1971-1975. Dhe, pikërisht në këtë kohë, u bë e qartë se kinezët prireshin të rishikonin pjesërisht programin e industrializimit të Shqipërisë, duke hequr prej tij porositë për objekte të shtrenjta industriale, që rëndonin ekonominë e vendit. Prandaj mbetet e pakuptueshme përse u hoq nga posti e u përjashtua nga partia (por nuk u burgos) ministri i bujqësisë, Piro Dodbiba.
Miqësia shqiptaro-kineze u shthur në të gjitha anët. Shtypi u mbush me kritika anonime për gabimet ideologjike e politko-ekonomike, që bënin mbi aleatët e deridjshëm. Gjithçka ngjallte zemërim, duke pëfshirë këtu dhe ripërtëritjen e pjesshme të fesë: në janar të vitit 1973 u njoftua se, në xhaminë kryesore të Pekinit ishte festuar dita e bajramit. “revolucioni i madh kulturor proletar-vlerësonte E. Hoxha pragmatizmin e Maos,-nuk qe as i madh, as kulturor, as proletar e as revolucionar”. Puna arriti deri në prishje.
Në nëntor të vitit 1976, u mblodh kongesi VII i PPSH-së. Si përherë me raste të tilla, u bë analiza e arritjeve të pesëvjeçarit të përfunduar dhe miratimi i direktivave të planit të ri. Në pjesën politike të raportit, tradicionalisht të gjatë të E. Hoxhës, krahas kritikës për “revizionizmin” sovjetik, jugosllav e të tjerë, analizoheshin dhe pikëpmajet “antimarksiste e kundër-revolucionare”, të ca farë revizionistëve, të cilët predikonin idetë e socializmit shumëformësh. Përkatësia e tyre kombëtare (apo shtetërore) nuk përmendej direkt, por dënimi i ashpër “i teorisë së tri botëve”, nuk linte dyshim se bëhej fjalë për kinezët. Udhëheqja ePKK-së vlerësoi se këto sulme të pabazuara drejtoheshin kundër Kinës, PKK-së e Mao Ce Dunit personalisht, ndaj i hodhi poshtë në mënyrë të vendosur. Midis PPSH-së dhe PKK-së filloi një polemikë e hapur dhe shumë e ashpër.