Dokumentet dixhitale, jo më shumë se 10 vite
herë në 10 vite. Në rast të humbjes së tyre, apo dëmtimit, qoftë edhe të vogël, dokumentet sërish duhet të rimerren të reja. Këto formulime janë bërë nga Qeveria, e cila ka dërguar një ndryshim në ligjin për dokumentin elektronik në Kuvend. Kështu, një kartë identiteti do të mund të ndërrohet midis kohës 5 deri në 10 vite. Nëse karta apo pasaporta nuk ndërrohet, ajo automatikisht do të quhet e pavlefshme. Më përpara ishte përcaktuar që personat e moshës midis 16-30 vjeç të ndërronin kartat pas 5 vitesh, ndërsa për moshat mbi 30 vite nuk kishte kufi. Por ekspertët mendojnë se fizionomia e njeriut ndryshon çdo 10 vjet, çka e kërkon të domosdoshme ndërrimin e dokumentit elektronik. Dokumenti do të shpallet i pavlefshëm, nëse ai është i dëmtuar në masën që nuk shihen të dhënat mbi të.
Topalli: T'i përgjigjemi fort dhunës
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori pjesë në punimet e Samitit ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë të Zvicrës, i cili fokusohet në temat e luftës kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve. Në fjalën e saj në këtë samit, Topalli u shpreh se duhet t'i përgjigjemi fort dhunës ndaj grave. "Sfida jonë është që të thyejmë këtë mur heshtjeje, duke ndërtuar paralelisht ura komunikimi. Ndaj edhe Parlamentet tona duhet të marrin lidershipin në këtë betejë. Të gjithë bashkë duhet t'i përgjigjemi fort dhunës ndaj grave. Duhet ta penalizojmë dhunën ndaj gruas, ndaj nënës, njëlloj e për cilindo", tha Topalli. Kryetarja Topalli ishte e përzgjedhur si drejtuese e panelit kryesor të diskutimit në këtë konferencë, si një kryeparlamentare e përfshirë personalisht në këto çështje, të cilat i ka kthyer në beteja kryesore, së bashku me luftën ndaj kancerit dhe dhunës në familje.