Xhaçka: Të hetohet Dritan Prifti
Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, i kërkoi dje Prokurores së Përgjithshme të nisë hetimet për aferat e ministrave. "Në ç'vend të botës demokratike, kompania e kushëririt të Ministrit të Shëndetësisë mund të fitojë miliona euro tenderë për ilaçe nga ministri kushëri, për t'i paguar pastaj 1.8 milionë euro kolegut të partisë të ministrit kushëri? është e pafalshme për institucionet e drejtësisë, e veçanërisht për Prokurorinë e Përgjithshme të mos nisë hetimet për këtë aferë të pastër korruptive. Prandaj i bëjmë thirrje Kryeprokurores që ta thyejë heshtjen e saj dhe të fillojë menjëherë zbardhjen e kësaj çështjeje", tha deputetja Olta Xhaçka. Përplasja PS-LSI u rishfaq pas seancës së të enjtes, kur PS akuzoi ministrat Prifti dhe Vasili si të përfshirë në korrupsion. Ndërsa nga Ministri i Energjetikës erdhën akuza në adresë të kryesocialistit për përdorim narkotikësh.