Mediu: PS pengon integrimin, të ndryshojmë sistemin zgjedhor
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi Partinë Socialiste se po pengon integrimin e vendit për në BE. Gjatë një takimi me aktivin e degës së partisë në Fushë-Krujë, media u shpreh se bojkoti i vazhdueshëm i socialistëve është i dënueshëm. Më tej, kreu i republikanëve u shpreh se duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor, dhe sipas tij, duhet një sistem proporcional kombëtar. "Proporcional, rajonal, me lista kombëtare, preferenciale mendoj se do të ishte zgjidhja më e mirë dhe padyshim një proces transparent votimi. Numri i votave apo kutitë e votimit dhe rezultatet e tyre nuk varen nga anëtarët në qendrat e votimit, por në mënyrë objektive nga një proces i drejt dhe transparent i votimit. Votimi elektronik për ne është një mundësi e re, të cilën duhet ta realizojmë dhe padyshim pastaj një numërim transparent të këtij procesi votimi", tha Mediu.