E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet e kadastrës, ka kopje të dyta

 

SARANDE - Vjedhja e dokumenteve të Kadastrës në Sarandë mbetet ende pa autor. Zyra mësohet se do të funksionojë pasi dokumentacioni i vjedhur, pra regjistrat kadastralë ekzistojnë edhe në një kopje të dytë. Burime nga policia bënë të ditur se edhe ditën e djeshme kanë vazhduar hetimet për të gjetur autorin e zhdukjes së dokumenteve bazë të zyrës së Kadastrës së Sarandës. Të njëjtat burime pohuan se mbi 10 persona banorë të lagjes nr.3, ku ndodhi edhe ngjarja, janë marrë në pyetje. Por më pas ata janë lënë të lirë. Nga hetimet e kryera ka dyshime se vjedhja e dokumenteve me vlerë të jetë kryer rreth orës 02:00 të mesnatës së të shtunës. Vetë shefi i zyrës së Kadastrës, Taip Madani, ka dëshmuar në polici se nuk ka pasur ndonjë rast që të ketë shkuar ndokush në zyrën e tij dhe të ketë këmbëngulur për të marrë prej tij dokumente kadastralë për pretendime prone.                  sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›