E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epidemi gripi te fëmijët

 

PESHKOPI – Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe gripi. Rreth 50 fëmijë në ditë i drejtohen pediatrisë në Dibër, Mat e Bulqizë. Mjekët sqarojnë se janë urdhëruar nga drejtoritë e shëndetit në këto rrethe të rrisin gatishmërinë për t’ju ardhur në ndihmë në kohë sa më të shpejtë të gjithë fëmijëve të prekur. “Gati çdo ditë në repartet e pediatrisë në spitalet e Peshkopisë, Burrelit e Bulqizës paraqiten rreth 50 fëmijë në ditë për të marrë trajtim mjekësor. Një pjesë e mirë e tyre, pas ndihmës së parë rikthehen në shtëpi, ndërsa një pjesë është shtruar për trajtim më të specializuar, për shkak të komplikacioneve që kanë shfaqur” u shprehën burime të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit në Dibër. Mjekët pohojnë se rritja e numrit të rasteve me viroza e grip ka ardhur për shkak të ndryshimeve të menjëhershëm të temperaturave gjatë ditëve të fundit. Ata janë më të shqetësuar për fëmijët që frekuentojnë kopshtet, çerdhet e shkollat.     h/ p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›