Dokumentet që duhet të përmbajë kërkesa për kredi për shtëpi
Si llogaritet shuma në bazë të vlerësimit të pasurisë që ju hipotekoni. Detajet që duhet të dini për një kontratë të leverdishme mes jush dhe bankës
Laureta Rryçi
Burimi kryesor i ripagimit të huas, pa diskutim që janë të ardhurat që gjenerohen nga rroga mujore ose nga fitimi mujor i biznesit privat. Si burim dytësor për ripagesën e huas është dhe ekzekutimi i pasurisë së paluajtshme (në rast mospagese). Arsyeja kryesore e të pasurit një kolateral është fakti që gjithmonë ekziston një alternativë tjetër ripagese kredie. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, banka mund të rimarrë fondet e veta nëpërmjet shitjes së shtëpisë që është përdorur si kolateral. Duke qenë se vlera e shtëpisë që përdoret si kolateral është një faktor i rëndësishëm në vlerësimin e rrezikut të kredisë, përcaktimi i vlerës konsiderohet si element kyç në huadhënien hipotekare. Për bankën është e rëndësishme që gjatë ekzekutimit të kolateralit të ketë një vlerë më të lartë se i gjithë totali i kredisë së pashlyer, plus gjithë shpenzimet e tjera, kësisoj roli i vlerësuesit është shumë i rëndësishëm gjatë procesit të kredidhënies. Vlerësimi i kolateralit nëpër banka kryhet nga ekspertë privatë, të cilët janë përzgjedhur në bazë të eksperiencave profesionale.
Shuma
Shuma e kredisë që banka vendos të financojë bazohet gjithnjë në vlerën e përcaktuar nga ana e vlerësuesit, zakonisht jo më shumë se 70% e vlerës së kolateralit, por ka banka që financojnë deri në 90% të saj - por jo gjithmonë. Historiku i kredisë së huamarrësit është një faktor shumë i rëndësishëm për miratimin ose jo të huas, edhe nëse huakërkuesi nuk është klient ekzistues i bankës. Para se të miratojnë kërkesa për hua, të gjitha bankat në Shqipëri kërkojnë informacione nga regjistri i kredive, i cili është një bazë të dhënash elektronike që mirëmbahet nga autoriteti përgjegjës - Banka e Shqipërisë dhe në të cilin regjistrohen të gjitha të dhënat e kredive dhe informacionet mbi klientin. Qëllimi kryesor i Regjistrit të Kredive është administrimi dhe grumbullimi i informacionit mbi çdo ekspozim të klientëve në sistemin bankar shqiptar. Qëllimi i marrjes së informacionit është vlerësimi i riskut për çdo kredi të re të kërkuar nga klienti. Kësisoj, nëse ju nuk keni historik pozitiv, është shumë e vështirë për një bankë që të miratojë kërkesën tuaj, dhe po ashtu një historik i mirë që do të thotë pagesa korrekte të kredive, mund të përcaktojë miratimin e kredisë edhe nëse parametrat e tjera përmbushin kriteret e bankës.
Dorëzimi
Rregulli i bankës është që ky dokument kur të paraqitet duhet të jetë i lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, minimalisht 30 ditë nga dita e aplikimit për kredi. Zakonisht në fazën e aplikimit klienti mund të depozitojë dhe një kopje të vërtetimit ekzistues që ka me datë të hershme dhe në momentin që merr aprovimin e kredisë nga ana e bankës aplikon në ZRRP për certifikatë të freskët pronësie, i cili, sipas rregullores së ZRRP-së, duhet të dërgohet më postë në adresë të kërkuesit brenda shtatë ditëve. Pjesë e rëndësishme e dokumentacionit të përgatitur janë dhe kontrata e huas dhe ajo e hipotekës, të cilat janë marrëveshje të shkruara midis palëve, huadhënësit dhe huamarrësit, në të cilën pasqyrohen kushtet e dhënies së fondeve, detyrimet përkatëse të palëve para se kredia të disbursohet. Kontratat shërbejnë gjithashtu për të mbrojtur interesat e huadhënësit duke siguruar që huadhënësi ka një garanci mbi pasurinë në rast se huamarrësi dështon në pagesat e detyrimeve.
boc
Që në fillim një kontratë kredie për shtëpi duhet të specifikojë:
* Cilat janë palët e marrëveshjes, duke përfshirë emrin e plotë të huamarrësit apo bashkëhuamarrësve, si dhe emrin juridik dhe identitetin korporativ të institucionit huadhënës ("Kredi për shtëpi"). Në ato raste kur ka edhe bashkëhuamarrës, kontrata do të specifikojë shkallën e detyrimeve dhe pasiveve që aplikohen në mënyrë kolektive si për çdo huamarrës në mënyre individuale dhe për të gjithë huamarrësit bashkërisht.
* Prona që shërben si kolateral për kredinë. Këtu do të përfshihet adresa e pronës, si edhe një referencë në lidhje me truallin mbi të cilin është ndërtuar shtëpia, duke përfshirë regjistrimin juridik në tokë publike dhe/ose regjistrimin e taksave.
Kontrata duhet të specifikojë shumën e fondeve që jepen përmes kredisë për shtëpi për huamarrësin, duke përfshirë edhe monedhën në të cilën do të paguhen fondet. Kontrata gjithashtu do të përcaktojë termat sipas të cilave huamarrësi detyrohet të shlyejë fondet, duke përfshirë:
* Numrin e pagesave që duhen bërë dhe që shprehen në numrin e muajve gjatë të cilëve kredi për shtëpi është në fuqi;
* Përqindja e interesit që huamarrësi do të paguajë për fondet që jepen për kredinë për shtëpi;
* Sa herë do të ndryshojë përqindja e interesit, në rast se po, gjatë jetës së kredisë;
* Përqindja fillestare e interesit dhe shuma fillestare e pagesës;
* Amortizimi për pagesat e kësteve zakonisht dita e parë e muajit, si edhe forma(t) e pranueshme për pagesën dhe vendi ku do të bëhen pagesat;
* Si do të akordohen pagesat suplementare nga kredia për shtëpi zakonisht në fillim në lidhje me interesat e kaluara dhe pastaj në lidhje me shumën e papaguar të principalit);
* Do të ketë gjoba apo jo dhe në rast se po, sa do të jetë kjo gjobë- huamarrësi do të shlyejë plotësisht kredinë përpara se të mbarojë afati.
Kontrata duhet të përmbajë një listë të kushteve apo premtimeve që jep huamarrësi gjatë jetës së kredisë për shtëpi. Kontrata duhet gjithashtu qe të përcaktojë nëse shkelja e ndonjë konvente do të përbënte një kredi që nuk merr pagesa.
Çfarë duhet të bëj unë si klient në rast se nuk kam mundësi të bëj pagesat mujore?
Edhe pse askush nuk ka ndërmend të mos paguajë rregullisht kredinë, ndodh që të përballemi me vështirësi të papritura, si humbja e vendit të punës, divorci, shpenzime të paparashikuara që na detyrojnë të mos e bëjmë pagesën ne kohën e caktuar.
boc
Banka mund t'ju ofrojë mundësi të tjera ripagimi
Zakonisht institucionet kredidhënëse kanë të parashikuara situata të përkohshme pamundësie pagese të kësteve mujore nga ana e klientëve, kështu që në momente të caktuara ato mund t’ju ofrojnë lehtësira në pagesa duke zbatuar plane të reja ripagese të kredisë sipas kushteve tuaja. Disa nga mundësitë që bankat ofrojnë për përmirësim të situatës së pagesave të vonuara mund të jenë p.sh. lehtësim i këstit mujor duke paguar këstet e vonuara dhe ato të radhës sipas një skeduli të ri, ose duke bërë një ristrukturim total të kredisë. Nëse problemet tuaja nuk janë të përkohshme dhe situata financiare nuk mund të përmirësohet, atëherë është më mirë të mendoni që të shisni shtëpinë për të mbyllur detyrimet me bankën.
boc
Disa nga dokumentet më të kërkuara nga bankat janë:
* Kërkesa për kredi drejtuar bankës e firmosur nga aplikanti
* Fotokopje të pasaportës së aplikantit dhe bashkëshortit(es)
* Një letër reference të lëshuar nga punëdhënësi brenda një kohe 30 ditore
* Një fotografi personale të kohëve të fundit dhe bashkëshortit(es)
* Certifikatë familjare e muajit të fundit
* Kontrata e punës e aplikantit dhe bashkëshortit(es)
* Vërtetim nga punëdhënësi për rrogën aktuale që merrni (dhe bashkëshorti(es)
* Kontrata për dhënien/marrjen e objekteve me qira nëse keni të këtilla
* Kontratë shitblerje/sipërmarrje/preventive i punimeve/mobilimit
* Dokumenti që vërteton pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme që do të rëndohet me hipotekë
* Vlerësimi i objektit nga një ekspert i licencuar (rekomandohet nga banka)
*Certifikata e pronësisë është gjithashtu një nga dokumentacionet më të rëndësishme që klienti duhet të depozitojë në bankë
11 Qershor 2010