Rritja e borxhit publik, FMN: Nisi në 2008
Borxhi publik i Shqipërisë është sot më i larti që nga viti 2003. Përtej deklaratave politike të kryeministrit, në vitin 2005, kur mazhoranca aktuale erdhi në pushtet, borxhi publik ishte sipas Fondit Monetar 57.7 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto ose 2 për qind më i ulët nga shifra aktuale. Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria e ka pasur borxhin publik 72 për qind ashtu sikur thotë kryeministri vetëm në vitin 1999, dy vjet pasi vendi përjetoi kolapsin financiar që shkaktuan skemat piramidale. Që nga ajo kohë borxhi ka ardhur në rënie konstante nga viti në vit. Por kjo tendencë u përmbys në vitin 2008, kur borxhi u rrit për herë të parë pas dhjetë vitesh. Fillimisht me 1.3 për qind e PBB-së dhe më pas vitin e kaluar ku rritja ishte 4.5 për qind krahasuar me 2008, kryesisht për shkak të stimulit fiskal, rritjes së investimeve publike. Këtë vit qeveria është zotuar se do e ulë borxhin. Misioni i fundit i FMN në Tiranë i kërkoi qeverisë ligj të posaçëm për të mbajtur nën kontroll borxhin publik, i cili duhet të synonte kufizimin e shpenzimeve qeveritare. Nëse kjo nuk do të ndodh, FMN vlerëson se borxhi publik do të rritet deri në vitin 2013.
Kriza, fermerët i kërkojnë ndihme qeverisë
Në kongresin e tretë të agrobiznesit shqiptar, fermerët i kanë kërkuar qeverisë t'i favorizojë në kredimarrje, heqjen e TVSH-së dhe në importin e makinerive. Sipas Këshillit të Agrobiznesit, kërkesat janë të thjeshta dhe qeveria mund t'i plotësojë pa vështirësi. Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, deklaroi se qeveria do të ndihmojë agrobiznesin me ndryshimet qe po bëhen në legjislacion. Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili parashikon të ndihmojë fermerët të marrin kredi duke i paguar 50% të huas. Sipas ministrit Ruli, mbështetja e bujqësisë me fonde buxhetore dhe me grande nga Bashkimi Evropian do të mundësojë që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese. Ai shtoi se, në pak vite subvencionet do të dyfishohen. "Sot do të subvencionojmë bujqësinë dhe agro-përpunimin në masën e 15 milionë dollarëve në vit duke rritur ndjeshëm këtë ndihmë nga viti në vit. Në fillim të vitit 2012 fillon zbatimi i programit, që do të thotë rreth 15-20 milionë euro në vit do të jenë grante që merren nga KE për investime në agro-përpunim",- deklaroi Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 09.06.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.23%
12M 12-mujor 6.99%
6M 6-mujor 6.14%
3M 3-mujor 5.35%
1M 1-mujor 5.09%
1Ë njëjavor 5.06%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.65%
1Ë njëjavor 6.28%
o/n njëditor 6.28%
12M 12-mujor 8.75%
6M 6-mujor 7.76%
3M 3-mujor 7.00%
11 Qershor 2010