E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumenti elektronik, Ligjet shtyjnë miratimin

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë përsëri miratimin e projektligjit Për dokumentin elektronik. Pas diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e djeshme është kërkuar një riformulim më i qartë i nenit 17 të këtij drafti. Me sugjerime të deputetëve projektligji ka pësuar një sërë riformulimesh për tu bërë sa më i kuptueshëm. Projektligji për dokumentin elektronik rregullon përdorimin e këtij dokumenti nga personat fizikë, juridikë, publikë dhe privatë, programet dhe pajisjet elektronike të të cilave mundësojnë realizimin, prodhimin, transmetimin, marrjen, ruajtjen dhe sigurinë e informacionit të dokumenti elektronik. Projektligji Për dokumentin elektronik është miratuar nga qeveria dhe më pas nga Komisioni i Ligjeve, i cili e kaloi atë në parim. Pas këtij miratimi në parim, drafti u rikthye për plotësim pas vërejtjeve të bëra nga anëtarët e komisionit, por dhe ekspertët. Me sugjerimet e bëra projektligji ka marrë në konsideratë edhe disa nga sugjerimet e Autoritetit Kombëtar të Certifikimit elektronik (AKCE).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›