E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, parlamentari gjerman, takim me Metën dhe Bregun

Deputeti i Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin, vizitoi Tiranën në datat 10 - 11 prill 2010, ku zhvilloi një sërë takimesh me krerë të lartë të politikë. Sarrazin është që prej vitit 2008 deputeti i Parlamentet gjerman dhe, ndër të tjera, anëtar i Komisionit parlamentar për Evropën. Në kuadër të kësaj vizite në Shqipëri ai zhvilloi takime politike me ministrin e Jashtëm dhe zëvendëskryeministrin Ilir Meta, me ministren e Integrimit Majlinda Bregu, me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në qendër të takimeve ishte politika shqiptare dhe rruga e Shqipërisë drejt integrimit evropian, si dhe situata e brendshme politike në Shqipëri. Pas qëndrimit në Shqipëri, deputeti Sarrazin udhëtoi më tej drejt Shkupit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›