Rekomandimet e OSBE-së: Të eliminohet bllokimi i procesit
Pas evidentimit të mangësive në zgjedhjet e 28 qershorit, misioni i OSBE/ODIHR-it u ka rekomanduar partive politike të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, krahasuar me privilegjet e gjera që ata gëzojnë sipas ligjit. Ato duhet të kryejnë detyrat e tyre zgjedhore në një mënyrë të përgjegjshme për interesit të përgjithshëm të Shqipërisë. Duhet të sigurohet se votuesi të dijë paraprakisht kandidatët për të cilët do të votojë, - theksohej në raportin e ndërkombëtarëve. Gjithashtu, vëzhguesit, të cilët ndoqën nga afër procesin elektoral të 28 qershorit, kanë rekomanduar ndryshimin e dispozitave në Kodin Zgjedhor, që kanë të bëjnë me përsëritjen e zgjedhjeve në një zonë të caktuar, ku kërkohet të përcaktohen qartë kushtet kur zhvillohen zgjedhjet. Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet me qëllim për të eliminuar ndonjë mundësi për abuzim dhe bllokimin e procesit nga partitë politike. Çdo rast i presionit mbi administratën duhet të hetohet në tërësi dhe autorët ti çohen drejtësisë në përputhje me ligjin, - thuhet në raport.