E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumenti sekret: Loja politike me shkëmbimet tregtare Lindje-Perëndim



Vijon nga numri i kaluar

Raportet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare mes Lindjes dhe Perëndimit gjatë vitit 1975 ishin të kushtëzuara dhe të diktuara nga pozicionet politike. Funksionimi i kësaj skeme tregohet në dokumentin sekret të deklasifikuar pak muaj më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili mban datën 7 janar 1977. Ekspertët e Uashingtonit kanë paraqitur të gjitha opsionet dhe skemat për shtrirjen dhe praninë e prodhimeve të tyre në tregjet lindore, duke marrë në konsideratë edhe fuqizimin e tyre me pajisje dhe teknologji të rëndësishme për zhvillimin e vendeve të bllokut lindor. Më poshtë jepen përgjigjet për të gjitha këto çështje, duke analizuar deri në detaje interesat e SHBA-ve, të Perëndimit dhe Lindjes në shkëmbimet tregtare si dhe në qëllimet për shkëputjen nga pavarësia ekonomike e Moskës të disa prej vendeve komuniste të asaj kohe.
Interesat ekonomike
Çfarë problemesh mund të ngrihen me vendet e Europës Lindore në realizimin e këtyre mundësive?
Deficiti i madh i shkëmbimeve tregtare, i cili vazhdon të rritet, ka rezultuar me një akumulim të madh të borxhit të jashtëm. Vendet perëndimore duhet të jenë të kujdesshme në politikat e tyre të huadhënies (dhe vendet lindore duhet të tregohen të rezervuara në marrjen e tyre) dhe të rritjes së kredisë për vendet komuniste (megjithëse kjo tani është e pamanovrueshme), për të mos rrezikuar në të ardhmen për dhënien e kredive në kuadër të zgjerimit të tregut mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtimi i vazhdueshëm i tregtisë mes Lindjes dhe Perëndimit mund të rrezikojë përçarjen e planeve për rritjen ekonomike në disa vende europiano-lindore dhe që mund të kthehet në një problem për destabilitetin politik në këto zona.
Raportet mes Perëndimit
Çfarë problemesh mund të dalin me aleatët tanë në realizimin e këtyre mundësive?
Qëllimet amerikane në rritjen dhe hapjen e saj në tregje mund të ngrejë probleme normale të konkurrencës tregtare. Bashkëpunimi në embargon e produkteve strategjike mund të dobësohet më tepër nëse skema e eksporteve amerikane mund të duket se SHBA-të janë duke përdorur embargon për avantazhe tregtare. Megjithatë, SHBA-të kanë qenë, dhe nuk ka dyshim se do të vazhdojnë të jenë gjithnjë e më skrupulozë me anëtarët e tjerë të COCOM në respektimin e marrëveshjeve të pranuara.
Interesat ekonomike lindore
Cilat janë interesat ekonomike të Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Lindore ndaj SHBA-ve dhe Perëndimit?
Në tregtinë me Perëndimin, Lindja është e interesuar që të përfitojë nga tregtia e jashtme dhe të arrijë modernizimin dhe industrializimin e saj. Vendet lindore shikojnë veçanërisht mundësinë për të siguruar teknologjinë dhe pajisjet e avancuara të Perëndimit.
Bashkimi Sovjetik, Polonia dhe Republika Demokratike Gjermane gjithashtu importojnë sasi të mëdha të drithërave nga Perëndimi, kryesisht në përgjigje të kërkesave të brendshme për shtimin e kuotave që nevojiten. Importet sovjetike të produkteve teknologjike dhe drithërave kontribuojnë ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë ruse. Në Europën Lindore, tregtia me Perëndimin është bërë pjesë integrale e strategjive për zhvillimin ekonomik kombëtar në të gjitha vendet, mbase duke përjashtuar Bullgarinë.
Sa të rëndësishme janë këto interesa për objektivat kombëtare të këtyre vendeve?
Zhvillimi i interesave ekonomike ruse në tregtinë me Perëndimin është një element gjithnjë e më i rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe njëherësh në realizimin e cilësisë teknologjike dhe ekonomike të Bashkimit Sovjetik.
Sovjetikët mund të shpresojnë të vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësitë për të siguruar mallra dhe teknologji perëndimore, dhe janë më pak të prirë për marrëdhënie politike mes Lindjes dhe Perëndimit, duke i degraduar deri në atë pikë në të cilën Perëndimi u detyrua të kushtëzojë në mënyrë efektive raportet ekonomike. Sidoqoftë, sovjetikët do të menaxhojnë ekonominë e tyre dhe veçanërisht sektorin ushtarak, aq sa të shmangin pavarësinë nga teknologjia e paasimilueshme perëndimore apo do të vazhdojnë furnizimet me pajisje, pjesë apo materiale të tjera perëndimore. Në të vërtetë, sovjetikët kanë shpirtin e ligë në marrëdhënie me fqinjët e tyre, duke hequr dorë nga mundësitë për përmirësimin e tregtisë me Perëndimin, në vend që të përparojnë apo mbrojnë objektivat e tjera kombëtare, duke përfshirë mes të tjerave:
- një dorë të lirë në politikat e emigracionit;
- mosnjohjen e natyrës multinacionale të komunitetit europian;
- pretendimet territoriale për ishujt veriorë të Japonisë;
- mbrojtjen e informacionit ekonomik
- kontrollin e qëndrueshëm komunist në vendet e Europës Lindore.
Tregtia Lindje-Perëndim është më e rëndësishme për vendet e tjera lindore sesa për Bashkimin Sovjetik. Uljet drastike në importe nga Perëndimi kanë ndikime serioze negative në aftësinë e këtyre vendeve për t’u ngritur dhe shtuar shpresat e popujve të tyre; kanë konsekuenca të rrezikshme për stabilitetin në këtë hapësirë. Megjithatë, synimi i ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Bashkimin Sovjetik është më i rëndësishëm për këto vende sesa promovimi i tregtisë së tyre me Perëndimin. Një zgjerim i marrëveshjeve është më i rëndësishëm për këto vende, sesa promovimi i tregtisë së tyre me Perëndimin; por shtrirja e marrëveshjeve midis ekonomive të Europës Lindore dhe botës perëndimore është e kushtëzuar nga Moska.
Pasojat për Lindjen
Çfarë problemesh apo detyrimesh do të kenë ata me aleatët e tyre për realizimin e interesave ekonomike?
Bashkimi Sovjetik siguron burime të saj për shitje tek Europa Lindore, të tilla si nafta, me kushte më pak të favorshme sesa ajo aplikon në tregjet e tjera të botës. Të tilla shitje reduktojnë kapacitetin rus të eksportit te blerësit. Përgjithësisht, vendet e Europës Lindore mbështesin qëndrimet ruse në mënyrë të bindur për çështjet tregtare Lindje-Perëndim, të tilla si amendamenti Xhakson-Vanik apo marrëdhëniet mes EC-CEMA, apo të interesave të tyre ekonomike.
Çfarë problemesh apo detyrimesh me Perëndimin do të kenë ata në arritjen e interesave të tyre ekonomike?
Kërkesa perëndimore për mallrat e prodhuara në Lindje dhe për furnizime detyrojnë eksportin e mallrave bruto lindore, të cilat kanë mbajtur poshtë mekanizmin e shkëmbimit të jashtëm të prodhimeve lindore në një nivel që të financojnë vetëm për importet që kërkojnë, veçanërisht nga vendet perëndimore. Si pasojë, borxhi nga shkëmbimi lindor, veçanërisht në vendet e bindura, është rritur ndjeshëm.
Vendet perëndimore aplikojnë një llojshmëri masash mbrojtëse, por diskriminuese për Lindjen, që të shmangin rritjen e importeve nga blloku komunist për industritë apo tregjet e tyre të brendshme, gjë që duket se bëhet për shkaqe të ndryshme politike.

Vijon në numrin pasardhës

7 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›