ISKSH-ja, pas spitaleve shtetërore sigurimet shëndetësore edhe në privat
Reformat do të prekin klinikat private të akredituara pranë MSH-së. Skema e re e Sigurimeve Shëndetësore do të shtrihet në 42 spitale shtetërore
Emanuela Sako
Reformat që kanë nisur të kryhen në sistemin shëndetësor do të prekin edhe atë privat. Por në këtë rast shtrirja e reformave do të jetë me një afat më të gjatë. Kështu, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ISKSH-në janë shprehur se pas përfundimit të shtrirjes së skemës së sigurimeve në spitalet shtetërore skema do të fillojë të shtrihet edhe në klinikat private. Bëhet fjalë për ato klinika që janë akredituar pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga MSH-ja. Një situatë e tillë do të çlironte sektorin shëndetësor nga “kaosi” në të cilin ndodhet aktualisht dhe do të bënte që pacientët të marrin më tepër shërbime shëndetësore cilësore në spitale, qoftë ato shtetërore apo private.
Privati
Sektori shëndetësor privat në vendin tonë aktualisht është më i preferuari dhe më i kushtueshmi nga pacientët. Klinikat private ofrojnë shërbime më të shpejta dhe cilësore kundrejt tarifave fikse. Njëkohësisht, në këto klinika nuk mungon asgjë dhe shërbimet ofrohen në një kohë të shpejtë. Sipas projektit për shkrirjen e skemës edhe në privat, përfituesit do të jenë edhe pacientët, edhe klinikat. Por, kur të vendoset të ndodhë kjo reformë, klinikat private do të përzgjidhen nga specialist e MSH-së, sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Ndërkohë që shtrirja e skemës edhe te privati kërkon një afat të gjatë kohor, pasi në janar nis shtrirja e skemës së sigurimeve shëndetësore në sektorin shtetëror.
Skema
Pak ditë më parë u përcaktua skema e re e Sigurimeve Shëndetësore, që pritet të shtrihet në 42 spitale në të gjithë vendin. Reforma pritet të fillojë në fillim të janarit, duke bërë praktike të gjitha pikat e përcaktuara nga specialistët. Për këtë çështje, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo dhe grupet e interesit u shprehën se është marrë mbështetja e plotë e qeverisë për të ndërmarrë këtë reformë të rëndësishme për shtrirjen e skemës së sigurimeve edhe në të gjitha spitalet e vendit. Në bazë të reformave që do të kryhen, spitaleve u jepet më tepër autonomi për stafet që do të përzgjedhin, për kërkesat për medikamente, për ndarjen e buxhetit etj. Ministria e Financave ka rënë dakord që të ardhurat dytësore të përdoren nga vetë spitalet. Tashmë drejtoritë e spitaleve kanë të drejtë t’i shpërndajnë vetë të ardhurat dytësore, sipas problematikës që hasin në spital. Kështu, një pjesë e problemeve në spitale do të mbulohen nga fondet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa disa të tjera do të zgjidhen nëpërmjet të ardhurave dytësore. Specialistët u shprehën se reformat do të aplikohen gradualisht, sipas rëndësisë së problematikës.
Pranë Ministrisë së Shëndetësisë janë ngritur grupe të përbashkëta pune me ISKSH-në apo me specialistë që po punojnë për ndryshime ligjore të kujdesit shëndetësor për shtrirjen e reformës. Gjithashtu po punohet për ndarjen e buxheteve përkatëse dhe për hartimin e protokolleve të shërbimeve të ofruara nga çdo strukturë. Protokollet e hartuara do të jenë bazë për të përcaktuar të detajuar çmimin e çdo shërbimi të ofruar, i cili është i domosdoshëm për kontrollin e lëvizjeve të fondeve të akorduara.
MSH, monitorim të vazhdueshëm për cilësinë e ujit të pijshëm
Ministria e Shëndetësisë kryen monitorimin e vazhdueshëm të ujit të pijshëm për të shmangur problemet që mund të shfaqen në popullatë. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, në Konferencën “Menaxhimi i ujërave të ndotura, detyrim social, mjedisor dhe ekonomik për Shqipërinë”, deklaroi se MSH-ja do të bëjë inspektime të vazhdueshme për të shmangur ndotjen e ujit, duke siguruar qytetarët për konsumimin e tij. Sipas tij, pajisja me aparatura e laboratorëve të shëndetit publik për të siguruar cilësinë dhe vazhdimësinë e analizave laboratorike të ujit të pijshëm, është në vëmendje të Ministrisë së Shëndetësisë, autoriteti përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm. MSH është autoriteti përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, me qëllim furnizimin e popullatës me ujë të sigurt dhe të shëndetshëm, të cilën e realizon nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror. Njëkohësisht, MSH-ja monitoron ujërat sipërfaqësore bregdetare për vlerësimin e situatës së ndotjes mikro-biologjike dhe kimike përmes ISHP-së, ndërkohë që monitoron shkarkimet e ujërave urbane, shkarkimet indirekte të tyre (lumenjve, përrenjve etj.), si dhe ujërat termale. Arben Ivanaj deklaroi se aktualisht është realizuar rishikimi i plotë i legjislacionit për ujin e pijshëm në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit Europian.
7 Nentor 2008