E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi: Zonat bregdetare kanë pasur 24 orë energji

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Sahit Dollapi, deklaroi ditën e djeshme se zonat bregdetare po furnizohen pa ndërprerje. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se remontet që kanë prekur një pjesë të vendit nuk kanë prekur zonët turistike. Nga ana tjetër, ai u shpreh se 70 për qind e konsumatorëve që nuk kanë pasur sahat, janë pajisur me një të tillë. Dollapi tha më tej se të gjitha familjet do të pajisen me sahate matëse të energjisë. Aktualisht Operatori i Sistemit ët Shpërndarjes është drejt privatizimit dhe një gjë e tillë do të ndodhë në muajin shtator. Kompanitë e interesuara për privatizimin e OSSH-së janë njohur me kuadrin ligjor, në mënyrë që në tregun energjitik shqiptar të gjejnë po ato rregulla që kanë në tregjet e vendeve ku ato operojnë. Gjithashtu ato po njihen me hollësi me gjendjen teknike dhe financiare të OSSH-së. Nëpërmjet tenderit të hapur ndërkombëtar, qeveria synon të shesë 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar se si do të bëhet vlerësimi i kompanive në këtë tender, në drejtim të pikëve që do të ketë oferta financiare dhe plan biznesi. Shitja e OSSH-së është konsideruar privatizimi më i vështirë i realizuar deri tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›