Austria, ndihmë qeverisë me projekte rajonale
Austria do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë me projekte, konkretisht rajonin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë. Ish-ministrja e Arsimit e Austrisë, Elizabet Gehrer, në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri u ndal dhe në qytetin e Shkodrës, një qytet që ka përfituar një sërë projektesh nga qeveria dhe donatorë austriakë, gjatë së cilës premtoi mbështetjen e vendit të saj edhe në të ardhmen, kryesisht në infrastrukturë dhe arsim. Gjatë vizitës në shkollën profesionale austriake në qytetin e Shkodrës, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, znj. Gehrer, vlerësoi se "shkolla të tilla profesionale, si kjo në Shkodër, janë shumë të rëndësishme. Rinia ka nevojë për shkolla të tilla, në mënyrë që kur të përfundojnë studimet të mos kërkojnë të shkojnë jashtë, por të shërbejnë në aktivitetet e hapura në vend, ku edhe nevoja për to është e madhe". Zonja Gehrer nënvizoi bashkëpunimin që ekziston mes Universitetit të Shkodrës dhe atij të Gracit në Austri, bashkëpunim që pritet të zgjerohet këtë vit akademik. Ajo vlerësoi projektin e zbatuar në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës, një financim i qeverisë austriake, ndërsa premtoi se do të ketë financime të tjera në infrastrukturën e saj.
Një vëmendje të veçantë zonja Gehrer tregoi dhe për fototekën “Marubi”, të cilën e konsideroi një thesar të Shkodrës, brenda së cilës, siç cilësoi ajo, gjendet dhe një pjesë e historisë së Austrisë, sidomos në vitet e para të shekullit të kaluar. "Kam zhvilluar bisedime konkrete me Bibliotekën Kombëtare të Austrisë për të ndihmuar në dixhitalizimin e arkivit të fototekës “Marubi”, - tha znj.Gehrer. Ish-ministrja e Arsimit të Austrisë u takua dhe me kryebashkiakun Lorenc Luka, me të cilin foli për projekte në fusha të ndryshme, si në infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm, energjinë elektrike, për të cilat Austria ka bashkëpunuar duke dhënë kontributin e saj në Shkodër.