Kandidati republikan, McCain: Shqipëria, sa më shpejt në NATO
Situata e krijuar në Gjeorgji ka bërë që të reagojnë edhe dy kandidatët presidencialë për zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si republikani McCain ashtu edhe demokrati Obama, kanë dënuar sulmin rus. Nga ana tjetër, republikani John McCain është shprehur se strategjia e NATO-s duhet të ndryshojë. Në një fjalimin e tij mbajtur përpara zgjedhësve në Pensilvani, McCain u shpreh se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedoni duhet të hyjnë sa më shpejt në NATO. McCain shtoi se futja sa më parë në aleancë të këtyre vendeve, do të krijonte siguri të lartë për të gjithë këtë rajon. Në fjalimin e tij, McCain shkoi më larg duhet propozuar që në NATO të anëtarësohen edhe shumë vende të tjera, madje edhe ato që janë mes burimesh konfliktesh. Sipas tij, NATO duhet t’i hapë rrugë sa më shpejt edhe vende si Gjeorgjia dhe Ukraina. McCain është shprehur së kjo do të ndihmojë në rritjen e sigurisë në këto rajone të nxehta. Gjatë fjalimit të tij në Pensilvani u shpreh se “sot ndihemi të gjithë gjeorgjianë”. Ai tha më tej se anëtarësimi i Gjeorgjisë në NATO do të bënte të mundur që kjo situatë aktuale të mos përsëritej. “Në kushtet aktuale, Gjeorgjinë ne mund ta ndihmojmë vetëm nga ana humanitare”, - tha McCain.