Dollari bie pas rënies së besimit konsumator
25 mars – Dollari ka rënë shumë ndaj euros gjatë dy javëve të fundit pas raporteve se besimi konsumator në SHBA ka rënë në nivelin më të ulët të 5 viteve dhe tregu i banesave vazhdoi rënien.
Dollari ra nga niveli më i lartë që kishte arritur ndaj yenit, ndërkohë që shumë ekonomistë parashikojnë se ekonomia është futur në një recesion.
“Interesat mund të vazhdojnë të bien dhe kjo do të thotë se dollari do të vazhdojë të dobësohet në afatshkurtër” – tha Peter Rosentreich, analist në SA në Gjenevë. “Skenari ynë bazë është ai që SHBA po shkon në recesion, dhe ndoshta më shumë dhe më gjatë se sa ne e kishim menduar”.
Dollari ra në 1.5532 ndaj euros në Londër, rënia më e madhe që prej datës 12 mars, nga 1.5423 që këmbehej ditën e djeshme. Dollari mund të bjerë deri në 1.58 ndaj euros në javët e ardhshme.
“Njerzit duan të besojnë se tregjet janë qetësuar” – tha Toru Tokoyoda, shef këmbimi në Lehman Brothers Holdings Inc. “Kjo gjë sjell në vëmendje diferencën mes normave bazë të interesit, të cilat favorizojnë euron ndaj dollarit. Kjo është metoda e zhvendosjes së kapitaleve”.
Në këtë rast, tregtarët blejnë fonde në një vend me kosto të ulët huamarrje për ta investuar në një vend tjetër me kthim më të lartë, duke fituar kështu nga diferenca e interesave. Risku qëndron në rast se monedha lëviz duke fshirë fitimet. Norma bazë e interesit të Japonisë është 0.5% në Japoni, dhe 2.25% në SHBA, krahasuar me 8.25% në Zelandën e Re dhe 7.25% në Australi.
FED uli normën bazë të interesit në datën 18 mars me 0.75 pikë përqindje deri në nivelin 2.25%.
Euro është forcuar pasi shefi i ECB, Bankës Qendrore Europiane, Jean- Claude Trichet do të japë dëshminë e tij në Parlamentin Europian ditën e nesërme.
Euro mund të rritet deri në 1.57$ këtë javë- tha Fukaya.