Durrës- Rama viziton të mbijetuarit e shpërthimit në Gërdec.
Kryesocialisti Rama ka vizituar sot të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit në konvaleshencën e Durrësit. Në bisedat me ta kryetari i partisë socialiste ka dëgjuar kërkesat e tyre parësore për jetesë që nisin nga veshjet, batanijet e të tjera si këto. Rama u ka premtuar atyre se partia që drejton, bashkia në kryeqytet dhe minibashkitë do tu ofrojnë ndihma konkrete. Ai është larguar nga konvaleshenca duke i siguruar se për çështje ditësh do t'u plotësojë këto kërkesa, për të cilat kanë kaq shumë nevojë.