Domenek : Pires duhet të kthehet
29/12/2004
Trajneri i përfaqësueses franceze, Rajmond Domenek, ka theksuar se polemikave të tij personale kundër mesfushorit të Arsenalit, Robert Pires, iu ka ardhur fundi. Sipas Domenek, një mesfushor i rëndësishëm për këtë skuadër, siç është Pires, do ta ketë gjithmonë derën e hapur. Në këtë mënyrë, nisur nga komentet e trajnerit Domenek, Robert Pires do të jetë i mirëpritur sërish në skuadrën përfaqësuese. Pires i kishte filluar këto polemika, qysh në muajin tetor, kur arriti të quante strategjinë e Domenek si të paqartë, për pjesën më të madhe të skuadrës. Mbi të gjitha, ai ishte ankuar me inat kundrejt zëvendësimit gjatë pjesës së dytë në takimin eliminator kundër Qipros. Më pas Pires, lojtari i cili deri tani është aktivizuar në 79 takime me fanelën franceze, ka pranuar se nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin Domenek. Madje ai e kishte akuzuar atë, për trajtimin e lojtarëve të skuadrës përfaqësuese si fëmijë shkolle dhe asgjë më tepër. Ndërkohë duket se reagimi i Domenek kundrejt Pires, ishte i menjëhershëm, ku ai arriti ta linte jashtë grumbullimit të skuadrës në prag të zhvillimit të takimit miqësor me Poloninë. “Unë nuk kam asgjë përse ta fal Robertin, ka komentuar Domenek. Edhe nëse do ta bëja një gjë të tillë, kjo do të thoshte se unë kam qenë fyer prej komenteve të tij. Unë nuk e vras mendjen vetëm për fjalët që më ka thënë dikush, por për atë se çfarë më ka bërë ai. Ja përse nuk ka asnjë arsye që Pires të vazhdojë qëndrimin e tij jashtë skuadrës tonë. Kur ke marrë detyrën e një skuadre përfaqësuese, nuk mund të përjashtosh dikë për shkak të justifikimeve të pabaza. Unë nuk jam një karakter zemërak. Nuk arrij ta bëj dot këtë”. Po ashtu Domenek ka deklaruar se nuk ka përgatitur asnjë listë të zezë, për të larguar lojtarët e padëshiruar. Përjashtim në këtë rast ka bërë vetëm Nikolas Anelka, i cili nuk ka arritur të aktivizohet me skuadrën përfaqësuese, qysh kur është zbuar nga ish-trajneri Zhak Santini, në nëntorin e vitit 2002. “Unë jam duke vëzhguar tani për lojtarët më të mirë, të cilët mund t’i kemi në dispozicionin tim, ka shtuar Domenek. Është e qartë se ata, të cilët iu përkasin klubeve të mëdha apo ata që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve, do të kenë si avantazh, grumbullimin pa kushte me skuadrën tonë”. Nga ana tjetër, duke vlerësuar periudhën e tij gjashtëvjeçare në krye të pankinës franceze, Domenek ka deklaruar se nuk është as i kënaqur dhe as i zhgënjyer, lidhur me ecurinë e skuadrës. Deri tani përfaqësuesja franceze nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit, por për fat të keq ka arritur të fitojë vetëm dy prej tyre, një kundër Ishujve Faroe dhe tjetra me Qipron, duke shënuar pesë gola dhe pësuar vetëm dy. “Sigurisht më duhet akoma kohë për t’i shpjeguar gjithsecilit, se cila është strategjia ime apo idetë e mia të reja, ka shtuar Domenek. Më duhet që të ulem pak më pranë lojtarëve të mi. Unë dua që të gjithë lojtarët e mi të kuptojnë se duhet të kualifikohemi për në Botërorin 2006”.