Ferguson në mbrojtje nga Runi
29/12/2004
Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, ka mbrojtur sulmuesin e tij adoleshent, Uein Runi, pas një incidenti të këtij të fundit me mbrojtësin e Bolton, Tal Ben Haim, gjatë ndeshjes së luajtur në fundjavën e kaluar. Federata Angleze e Futbollit pret që të fillojë hetimin, lidhur me rolin e Runit në këtë episod, ndërkohë që sekuencat filmike tregojnë sulmuesin e Mançester Junajtid, që të ketë vendosur dorën e tij në fytyrën e Ben Haim, në pjesën e parë të ndeshjes luajtur në “Old Traford”, ku skuadra e Fergusonit fitoi 2-0. "Federata Angleze e Futbollit duhet të shikojë dhe veprimin e futbollistit të Boltonit, megjithatë ne jemi në pritje të zhvillimit të gjërave", citohet të ketë thënë Ferguson, në të përditshmen britanike “The Indipendent”. "Përqendrimi më i madh duhet të jetë në atë se çfarë bëri futbollisti tjetër. Ai u rrëzua në fushë për dy minuta dhe ai duhet të jetë i pari që duhet pyetur nga Federata Angleze dhe jo Runi", shtoi Ferguson. "Ajo që bëri futbollisti i Boltonit ishte e turpshme dhe për këtë ai duhet të fajësohet, nënvizoi Ferguson. Ai bëri një veprim sikur të kishte rënë në agoni, por ky problem është anashkaluar. Gjithçka që unë dëgjova kishte të bënte me atë, çfarë bëri Runi. E goditi mbrojtësin e Boltonit? Jo, ai vetëm e largoi atë dhe veprimi i këtij të fundit ishte teatral". Runi i shpëtoi ndëshkimit gjatë ndeshjes, pasi gjyqtari Dermot Gallager, nuk e pa këtë incident. Por sekuencat filmike që disponon Federata Angleze e Futbollit, mund të çojnë në masa ndëshkimore ndaj Runit. "Uejn Runi nuk meriton asnjë ndëshkim, por veprimi i tij do të hetohet, pasi ai është Runi dhe se është futbollist i Mançester Junajtid. Këtë e kuptoj", nënvizoi Ferguson, në qendrën stërvitore të skuadrës në prag të ndeshjes me Aston Vilën. Nga ana e tij trajneri i Boltonit, Sam Alardais, pohoi se Runi ishte me fat që i shpëtoi kartonit të kuq dhe daljes nga loja.