E Diel, 1 Nëntor 2026

Donacioni gjerman, 136 mijë euro barna për QSUT

Kompania farmaceutike multifunksionale Gjermane, Chemie Menarini, i ka dhuruar  Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza të Tiranës një donacion të konsiderueshëm barnash. Kjo kompani ka dhuruar medikamente antihipertensive dhe antidiabetike për të rritur cilësinë e trajtimit spitalor të pacientëve me preparate të reja bashkëkohore, me një vlerë prej 136 mijë eurosh. Burime zyrtare nga Drejtoria e QSUT-së bënë të ditur se përveç plotësimit të nevojave të QSUT për këto medikamente, ky donacion do të ndihmojë edhe mjekët klinicistë shqiptarë që të krijojnë një eksperiencë më të pasur dhe bashkëkohore me to.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›