Greqia diskriminon shqiptarët romë, ankohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

Shqiptarët me origjinë rome protestojnë në Athinë
Rreth 16 shqiptarë me origjinë rome dhe me vendbanim në Greqi, kanë paraqitur një ankesë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ankesë cila drejtohet kundër shtetit grek, me pretendimin se ky i fundit ka shkelur nenet 3 (ndalimi i torturës), 8 (e drejta e respektimit të jetës familjare dhe private), 13 (e drejta për ankimin efektiv) dhe 14 (ndalimi i diskriminimit) të Kartës së të Drejtave të Njeriut. Burime zyrtare nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit bënë të ditur se shtetasit shqiptarë me origjinë rome kanë paraqitur ankesën ku parashtrohen fakte se aplikuesit romë kanë jetuar së bashku me disa familje të tjera rome, për më shumë se 10 vjet, deri në qershor të vitit 2007, në një sipërfaqe toke në lagjen Aghiour Polykarpou në zonën e Votanikos, afër qendrës së Athinës. Toka i përkiste bashkisë së Athinës dhe vendbanimi ndodhej afër një përroi shumë të ndotur, në një zonë industriale. Prej vitit 2005, në median greke u publikuan disa artikuj lidhur me rehabilitimin e zonës dhe nevojën për të dëbuar familjet rome prej aty. Gjatë muajve të parë të vitit 2007, prefekti i Athinës dhe Ministria e Brendshme kishin ndërmarrë veprime për pastrimin gjithëpërfshirës të zonës dhe kishin ngritur një komitet administrativ për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për çështjen e strehimit të Romëve të vendosur në zonën e Votanikos. Ndërkaq, në qershor 2007, një kompani private ndërtimi, e cila i përkiste B.V., së cilës i ishte dhënë e drejta për të zbatuar një projekt tregtar ndërtimi në sipërfaqen e tokës në Aghiou Polykarpou, u shfaq në zonën ku jetonin aplikuesit dhe u bëri thirrje atyre të largoheshin. Drejtuesi i kompanisë së ndërtimit, i ofroi familjeve rome 1000 euro si kompensim për largimin e tyre. Disa romë kishin refuzuar të largoheshin mirëpo buldozerët i kishin prishur banesat e tyre. Avokati i Popullit Grek vërejti se dështimi i vazhdueshëm i autoriteteve të brendshme për të zgjidhur problemin e strehimit të mëpasshëm të tyre, vinte në pikëpyetje përshtatshmërinë e mosveprimit të tyre me Kushtetutën Greke si dhe me nenin 3 të Konventës (ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe degradues ndaj njeriut). Mbas dëbimit në mënyrë të dhunshme, romët u vendosën në një uzinë të braktisur në Athinë. Edhe nga kjo u dëbuan nga policia greke dhe më pas u vendosën në një sipërfaqe toke që i përkiste një kompanie private nga ku u dëbuan sërish me vendim të gjykatës së magjistratëve. Ata u vendosën në një tokë tjetër fqinje nga ku u dëbuan forcërisht nga policia. Aplikuesit parashtrojnë se u është shkelur e drejta e tyre për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe degradues (neni 3 i KEDNJ-së) sepse shteti ka dështuar në sigurimin e një vendi të qëndrueshëm ku ata mund të jetonin dhe për këtë arsye ata kanë qenë të detyruar të jetonin në kushte të papranueshme jetese duke rritur mundësinë e të qenurit subjekt i dëbimit ose i sanksioneve të tjera jo ligjore. Banesat dhe plaçkat e shtetasve shqiptarë me origjinë rome u shkatërruan plotësisht nga policia greke pa respektuar asnjë ligj të të Drejtave të Njeriut. Për këtë arsye ata ankohen dhe kanë parashtruar një kërkesë se u është shkelur e drejta e parashikuar në nenin 8 të KEDNJ-së, për shkak të kushteve çnjerëzore, dhe se ishin agjentët e shtetit grek ata që i dëbuan. Për shekuj më radhë romët janë persekutuar në Ballkan, janë dëbuar e shpërngulur duke u kërcënuar me sanksione të rrepta, për arsyen e vetme se janë romë. Ndërkaq, Autoritetet greke, jo vetëm ndaj pakicave rome, por edhe të çdo race tjetër jo greke, e sidomos ndaj shqiptarëve, shpesh herë kanë ushtruar dhunë duke i persekutuar dhe diskriminuar barbarisht, e duke shkelur e përdhosur ligjin e të Drejtave të Njeriut. Duke marrë shkak nga ky rast, KSHH risjell në vëmendjen e autoriteteve shqiptare nevojën e trajtimit me kujdes të familjeve rome në Shqipëri që dëbohen nga vende të ndryshme për shkak të planeve rregulluese apo të ndonjë arsye tjetër.