E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura; Shpërndahen 5 mijë formularë në Tiranë



Drejtoria Arsimore e Tiranës ka shpërndarë rreth 5 mijë formularë A1 në të gjitha shkollat e mesme të qytetit për maturantët që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Me fillimin e plotësimit të formularëve do të jenë gati dhe koeficientet përkatës për secilën nga 14 lëndët me zgjedhje. Sipas rregullores së provimeve të Maturës Shtetërore, afati për dorëzimin e formularit të plotësuar është data 10 mars. Në rast se maturantët e vjetër duan të ruajnë rezultatet e viteve të shkuara, mund t’i specifikojnë ato me kujdes në formularin A-1 Z për njërën ose të dy lëndët, për të rikonkurruar për shkollat e larta, por pa u përfshirë në provimet me zgjedhje të këtij viti për studimet e larta të 2009–2010.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›