Paraplegjikët: Do të shkojmë deri në vetëflijim
Pas dështimit të një marrëveshje me qeverinë në rrugëve paqësore, 20 para dhe tetraplegjikë kanë marrë hapin e fundit në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre, ngujimit pa afat në greve. Ata thonë se premtimet boshe të qeverisë dhe nevojat emergjente i detyruan të hyjnë në grevë dhe dje ishte dita e dytë e ngujimit në ambientet e shoqatës së tyre.
Pas dështimit nëpërmjet rrugëve paqësore, 20 përfaqësues nga të gjitha degët e shoqatës nëpër rrethe kanë marrë hapin e fundit në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre, ngujimit pa afat në grevë urie. Grevistët para dhe tetraplegjikë kërkojnë realizimin e katër kërkesave emergjente, premtime të bëra nga vetë përfaqësuesit e qeverisë në takime me ta. Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga fillimi i grevës së urisë, 20 grevistët janë mëse të vendosur për shkuarjen deri në fund të kësaj nisme deri në vetëflijim. Grevistët thonë se drejtues të ministrisë së Punës i kanë vizituar ata gjatë këtyre ditëve, por ende nuk po shohin hapa konkrete në realizimin e kërkesave. Një ekip i specializuar mjekësh po mban nën kontroll gjendjen e tyre shëndetësore.