Donatorët e huaj i vënë kushte qeverisë për ndihmat në Gërdec
Lohan: “Të gatshëm të rindërtojmë Gërdecin, por plotësoni kushtet”. Ambasadori i KE-së: “Banorët të mos kthehen sa të pastrohet zona”
Shaban Sulçe
Mungesa e një strategjie të mirorganizuar nga qeveria për menaxhimin e pasojave të shpërthimit të Gërdecit, rrezikon marrjen e ndihmave nga donatorët europianë për banorët e prekur nga shpërthimi tragjik. Ambasadori i Këshillit Europian, njëkohësisht edhe kryetari i Sekretariatit të Donatorëve për “Post-Gërdecin” ka deklaruar se donatorët janë të gatshëm për të ndihmuar në rindërtimin e zonës, por më parë qeveria shqiptare duhet të përmbushë një kusht të rëndësishëm. Sipas Lohan, ndihmat do të vijnë vetëm pasi zona e Gërdecit të jetë e pastruar nga municionet dhe të mos përmbajnë rrezikshmëri. “Asnjë ndihmë nuk do të jepet deri në momentin kur perimetri prej 800 metrash të shpallet publikisht dhe zyrtarisht zonë e sigurt“, - tha Lohan gjatë takimit që donatorët patën me përfaqësuesit e qeverisë në Hotel Tirana. Ambasadori i Këshillit Europian dhe kryetari i Sekretariatit të Donatorëve këshilloi familjet që iu dëmtuan banesat nga shpërthimi në Gërdec, që të mos rikthehen në shtëpitë e tyre derisa zona të jetë e sigurt që është pastruar nga predhat e pashpërthyera. “Asnjë familje të mos kthehet derisa të jepet garancia që nuk ka asnjë predhë të paplasur“, - tha Lohan.
Ai theksoi se donatorët janë të interesuar në këtë strategji gjithëpërfshirëse rindërtimi, por më parë duhet të hartohet një strategji. “Do t’i ndihmojmë nëse ka një strategji të përbashkët në lidhje me nevojat për ndihmë në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, mjedis dhe bujqësi”, - vijoi Lohan.
Oketa
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i pranishëm në tryezën me nivel të lartë me donatorët mbi prioritetet për rindërtimin e Gërdecit, që u zhvillua në ambientet e hotel Tirana International, tha se zona e Gërdecit vazhdon të përmbajë rreziqe të mëdha. “Vatra e zjarrit ku ndodhi tragjedia e 15 marsit të këtij viti vazhdon të mbetet një zonë e cila paraqet rrezikshmëri të lartë për banorët. Edhe pse kanë plasur shumë municione, në vatrën e shpërthimit ekzistojnë ende lëndë, të cilat nuk kanë plasur. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes u është drejtuar ekspertëve të huaj që në bashkëpunim me Forcat e Armatosura shqiptare të bëjnë të mundur grumbullimin e municioneve të paplasura, nxjerrjen dhe pastrimin e municioneve nën sipërfaqen e tokës, asgjësimin dhe demontimin e municioneve të rrezikshme, demilitarizimin e municioneve në uzinat ushtarake, asgjësimin e municioneve të grumbulluara, si dhe certifikimin e zonës së fatkeqësisë dhe dorëzimin e saj te organet e pushtetit vendor”, - tha Oketa.
Nishani
Gjatë fjalës së tij në takimin e djeshëm, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, informoi donatorët për masat dhe ndihmat që qeveria ndërmori për të prekurit nga tragjedia. Nishani tha se rreth 3000 persona janë strehuar në konvaleshencën e Durrësit dhe momentalisht qiraja e banorëve paguhet nga qeveria.
Infrastruktura e Gërdecit, projekti llogaritet në 8.14 milionë euro
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në strategjinë për rindërtimin e infrastrukturës në zonën e Gërdecit, ka parashikuar projekte prioritare në sektorin e infrastrukturës, menaxhimit të mbetjeve të ngurta, ujësjellës-kanalizime dhe postë telekomunikacion, me një vlerë të përgjithshme prej 8 143 000 eurosh. Zëvendësministri i MPPTT-së, Stavri Ristani, gjatë takimit të zhvilluar dje për prezantimin e prioriteteve në rindërtimin e Gërdecit, u shpreh se, “infrastruktura rrugore në zonën e Gërdecit parashikon rikonstruksionin e rrugëve kryesore bashkë me rrugët e brendshme, të fshatit Marqinet 1 dhe 2, fshatit Gërdec etj”. Ndërkohë që po punohet të vendosen në gjendje sigurie, mbetjet ndërtimore të shkaktuara nga shpërthimi në Gërdec, si dhe të rikonstruktohet rrjeti i ujësjellës kanalizimeve të dëmtuar në këtë zonë. Sipas tij, një ndër projektet e reja që parashikojmë të zbatojmë në Gërdec është dhe ngritja e një qendre postare së bashku me internetin, si dhe ngritja e sistemit të telekomunikacioneve me një vlerë prej 200 mijë eurosh.
28 Maj 2008