E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista me detyrat e vendosura nga BE-ja për liberalizimin e vizave



DOKUMENTET E SIGURISË
a)Pasaportat/për udhëtim, kartat e identitetit etj.

1. Vënia në funksionim e makinerive lexuese biometrike për pasaportat sipas standardeve të BE-së (ICAO dhe EC), ku sigurohen të dhënat biometrike të fotos dhe të gjurmëve kapilare

2. Ndërmarrja e të gjitha hapave të nevojshëm administrativë për siguri maksimale në personalizimin dhe shpërndarjen e këtyre dokumenteve

3. Raportimi i përditësuar në Interpol/ LASP për çdo dokument të mësipërm që është raportuar si i humbur ose jashtë funksionimit

EMIGRACIONI ILEGAL

a) Menaxhimi i kufijve

1. Përshtatja dhe zbatimi i kuadrit ligjor lidhur me lëvizjen e njerëzve jashtë kufijve duke i kombinuar dhe me detyrat funksionale të autoriteteve kufitare.

2. Sigurimi i fondeve të mjaftueshme dhe masave administrative përfshirë dhe një infrastrukturë të kompletuar me teknologji IT në shërbim të autoriteteve të kufirit.

3. Përfundimi i një marrëveshje të plotë të përbashkët me organizatën e kufijve të BE-së FRONTEX.

4. Hartimi i një kuadri të plotë ligjor për masat parandaluese dhe ato ndëshkuese.

b) Politikat për azilin

1. Përshtatja dhe zbatimi i legjislacionit për azilin në të njëjtën linjë me standardet dhe parametrat e BE-së, sidomos me Konventën e Gjenevës dhe Protokollin e Nju Jorkut.

2. Krijimi i një infrastrukture të plotë (të mbështetur nga legjislacioni për azilantët) lidhur me trajtimin dhe pritjen e azilantëve.

c) Menaxhimi i Emigrimit

1. Ngritja e një mekanizmi për monitorimin e flukseve emigratore duke siguruar një qendër të dhënash në të cilën do të përfshihen dhe pika të veçanta për përditësimin e të dhënave dhe analizimin e flukseve të emigrimit legal ose ilegal.

2. Përshtatja dhe zbatimi i një Strategjie Kombëtare për Riintegrimin e të Kthyerve duke siguruar fondet dhe mbështetjen e duhur sociale.

3. Hartimi i një strategjie për ngritjen e një qendre hetimore për lokalizimin e elementëve që organizojnë ose janë të përfshirë në emigrimin e paligjshëm.

4. Marrja e masave të efektshme për largimin nga vendi të personave që qëndrojnë ilegalisht.

RENDI PUBLIK DHE SIGURIA

a)Parandalimi dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

1. Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të gjithanshme për luftimin dhe parandalimit të krimit të organizuar (sidomos në aspektin e ndërveprimit kufitar) ku në të njëjtën kohë të sigurohen gjithë fondet dhe stafi i nevojshëm për zbatimin e kësaj strategjie.

2. Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të gjithanshme për luftimin dhe parandalimit trafikut të qenieve njerëzore ku në të njëjtën kohë të sigurohen gjithë fondet dhe stafi i nevojshëm për zbatimin e kësaj strategjie.

3. Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të plotë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zbatuar ligjin për konfiskimet e këtyre aseteve.

4. Hartimi dhe Zbatimi i një strategjie kombëtare për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

5. Zhvillimi i një regjistri elektronik në të cilin do të jenë të ruajtura dhe të përditësuara të dhënat lidhur me personat e implikuar në trafikimin e drogës dhe shkëmbimi i të dhënave me strukturat analoge europiane.

6. Hartimi dhe Zbatimi i një strategjie për luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsion tërësisht të pavarur.

b) Bashkëpunimi juridik në çështjet kriminale

1. Zbatimi i Konventave Europiane në luftën kundër krimit.

2. Krijimin e klimës së përshtatshme për të nxitur bashkëpunimin mes gjykatësve dhe prokurorëve në luftën kundër krimit me vendet e BE-së dhe veçanërisht me ato të rajonit.

MARRËDHËNIET ME JASHTË

a) Lëvizja e lirë

1. Marrja e masave për sigurimin e lëvizjes së lirë të ë gjithë shtetasve pa marrë parasysh racën, seksin, besimin apo përkatësitë politike.

b) Kushtet dhe procedurat për sigurimin e dokumenteve të identitetit

1. Sigurimi pa përjashtim i dokumenteve të identitetit të gjithë shtetasve pa bërë dallim për racën, seksin, besimin apo përkatësinë politike.

2. Dhënia e të gjitha të drejtave për akses në sigurimin e dokumenteve të identitetit gjithë refugjatëve.

c) Të drejtat e qytetarëve dhe të minoriteteve

1. Përforcimi i ndjeshëm i ligjit kundër diskriminimit.

2. Detajimi i kushteve për të siguruar nënshtetësinë.

3. Garantimi i hetimeve profesionale për çdo incident po shkelje të shkaktuara nga forcat e rendit për motive racore.

4. Garantimin e monitorimit të respektimit të të drejtave të minoriteteve.

5. Hartimi dhe zbatimi i një plani strategjik të plotë për integrimin sa më të mirë të minoriteteve dhe në veçanti të minoritetit rom.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›