E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehtësimi i vizave, etapat që ndiqen sipas kategorive të ndryshme

Kush përfiton më shpejt për vizë në Bashkimin Europian. Si ndryshojnë tarifat dhe format e aplikimit sipas rasteve

Heqja e vizave për të gjithë qytetarët është një synim afatgjatë në të cilin do të përfshihen; lehtësim për vizat afatshkurtra (3, 6-mujore) në të cilat klasifikohen studimet afatshkurtra (vizita studimore, stazhi). Përsa i përket studimeve më të gjata (whole study period) këto përfshihen në regjimin afatgjatë dhe komisioni i posaçëm i vlerësimit nuk ka mandat për to, pasi është një çështje nën juridiksionin e vendeve anëtare. Komisioni, nga ana e tij, ofron heqjen e vizave për studentë (viza afatshkurtra) dhe fëmijë nën 6 vjeç. Tarifa e vizave “Shengen” u rrit në 60 euro me propozim të Francës, e cila e justifikoi kërkesën e saj për rritjen e çmimit me futjen e elementëve të sigurisë. Por, për vendet për të cilat është marrë vendimi për negocimin e Marrëveshjeve të Lehtësimit të Vizave para fundit të vitit 2006, ky çmim nuk do të rritet. Nga Komisioni i Vlerësimit për lehtësimin e vizave është shprehur qëndrimi se “ka shumë ankesa për mënyra fyese të trajtimit dhe jemi koshientë për vështirësitë objektive që hasen nga qytetarët shqiptarë gjatë procesit të aplikimit për viza. Sidoqoftë, kjo nuk është një pikë që do ta fusim në marrëveshje, por do të përfshijmë një deklaratë politike si aneks të Marrëveshjes për këtë”.
Turistët
Shqipëria ka kërkuar dhe heqjen e tarifës së vizave për turistët, por kjo pikë është kundërshtuar nga Komisioni, pasi nëse kjo ndodh, atëherë çdokush që do të vijë në BE do të deklarohet turist për të mos paguar tarifë. Kjo është një kërkesë që është bërë dhe nga Greqia për të promovuar turizmin aty, por nuk është pranuar. Përsa i përket nevojës së paraqitjes në person të turistit për marrjen e vizës, nga Komisioni është shprehur se kur viza merret për herë të parë, për arsye të të dhënave biometrike është e domosdoshme paraqitja në person para zyrës konsullore, dhe kjo s’mund të kryhet nga zyra turistike. Ndërkohë që përsa i takon lëshimit të vizave afatgjata me shumë hyrje, kjo është një procedurë që ekziston dhe parashikohet në legjislacionin e BE-së, por nuk praktikohet nga vendet anëtare. Gjatë negociatave për Marrëveshjen do u diskutua e drejta ligjore (legal entitlement) për disa kategori qytetarësh që mund të përfitojnë.
Kategoritë
Për mbajtësit e pasaportave diplomatike duket më e lehtë marrja e vizës “Shengen”, por për ato të shërbimit ka pasur më tepër rezistencë nga vendet anëtare, pasi ka rezerva lidhur me sistemin e lëshimit të këtyre pasaportave, nuk ka rregulla të qarta për kategoritë për të cilat jepen. Sa i takon lehtësimit të vizave për përfaqësues të shoqërisë civile, nga ana e Komisionit është theksuar se ky është një term shumë i gjerë dhe duhet specifikuar nëse janë gazetarë, përfaqësues të medias, NGO-ve, anëtarë të dhomave të tregtisë dhe kërkesat për vizë duhet të vijnë nga organizatat e tyre përfaqësuese, të cilat duhet të jenë të besueshme. Sakaq, Komisioni është shprehur se ndoshta do të ulet numri i kërkesave për dokumente plotësuese, si dhe do të thjeshtohen formularët e vizave, por gjithsesi kjo mbetet një çështje për t’u trajtuar në bazë horizontale nëpërmjet ndryshimeve të “Common consular instructions” dhe mbetet objekt i juridiksionit të vendeve anëtare dhe “co-decision” nga Parlamenti. Nga ana tjetër, eliminimi/lehtësimi i vizave për punësim sezonal nuk është pranua nga Komisioni, pasi sipas tyre, “nuk mund të përfshihet në një marrëveshje lehtësimi vizash meqenëse është një çështje që del jashtë juridiksionit të saj dhe mbetet bilaterale”. Nisja e procesit të liberalizimit të vizave nuk ka afate. Këtë e ka pohuar një vit më parë dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Tiranë, gjatë një takimi me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, me rastin e fillimit të javës për Europën. Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, ambasadori Helmut Lohan, theksoi asokohe se "lehtësimi i vizave tashmë ka nisur, por gjithmonë nuk mund të përcaktohen afate përsa i përket çështjeve vendimmarrëse të BE-së".

Lehtësimi dhe liberalizimi, nga ndryshojnë

Fjala “lehtësimi i vizave” nuk nënkupton patjetër liberalizimin e tyre. Për ekspertët europianë këto dy elemente janë të ndryshme mes njëri-tjetrit. Lehtësim vizash do të thotë të përshpejtohet koha e procesit të dhënies së vizave për aplikuesit. Në këtë mënyrë, studentët dhe kërkuesit shqiptarë do të përfitojnë në marrjen e vizave për të udhëtuar në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, por kjo nuk do të thotë se ato janë të liberalizuara për të gjithë dhe ashtu siç mund të mendohet në një rast të tillë. Draft-marrëveshja e hartuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë përmban dy faza. E para dhe që pritet të realizohet më parë ka të bëjë me lehtësimin e vizave për kategoritë më të përzgjedhura, siç janë vendet e tjera para nesh si Rumania apo Bullgaria, lehtësimi i vizave ka nisur pikërisht nga këto grupe qytetarësh. Më pas është zgjeruar edhe për punonjësit sezonale dhe në fund fare për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndërsa në fazën e dytë, e cila në realitet është edhe më e vështira dhe e komplikuara, nga liberalizimi i vizave parashikohet të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Që të ketë lehtësim vizash për kategori të veçanta, kjo do të thotë që ato të mund të marrin vizën “Shengen” duke shmangur disa pengesa burokratike, të cilat kanë qenë deri tani, si edhe paraqitjen e një mali me dokumente për të siguruar vizën. Këtu futet paraqitja e detyrueshme e një garancie nga pala, e cila të fton për të kryer një vizitë.

Personat që përfitojnë nga lehtësimi i vizave
Bruksel

1) Zyrtarë dhe funksionarë shtetërorë:
a) Anëtarë të delegacioneve zyrtare, që përfaqësojnë RSH në aktivitetet zyrtare, bisedime, negocime dhe konsultime pranë KE ose një nga VA;
b) Funksionarët e RSH që marrin pjesë në aktivitete apo shkëmbime në kuadër të projekteve apo programeve, të mbështetura nga KE ose VA dhe të organizuara nga institucione apo organizma ndëqeveritare; Për I.a dhe I.b të jetë e mjaftueshme ftesa/kopje e konfirmuar e saj përkatësisht nga KE, një VA apo nga institucioni ndërqeveritar apo jo-qeveritar; ftesa në origjinal, kopje të saj për përfaqësinë, si dhe konfirmimi nga autoriteti përkatës në RSH;

2) Përfaqësuesit e biznesit:
a) Përfaqësues të subjekteve të biznesit, që bashkëpunojnë me subjekte biznesi në VA, marrin pjesë në aktivitete tregtare dhe biznesi (panaire, simpoziume, ekspozita etj.);
b) Përfaqësues të organizmave të biznesit që bashkëpunojnë me organizma biznesi në VA, marrin pjesë në aktivitete tregtare dhe biznesi (panaire, simpoziume, ekspozita etj.);
Për II.a dhe II.b të mjaftojë ftesa e përfaqësuesit të subjektit, organizmit apo autoriteteve shtetërore në VA;
- Ftesa në origjinal e shoqëruar me konfirmimin nga DHTI;
- Subjekti i biznesit të jetë anëtar i DHTI në RSH; ---

3) Shoferët e transporteve* ndërkombëtare:
Të mjeteve të regjistruara në VA apo në RSH për transporte ndërkombëtare personash dhe mallrash (cargo) mes RSH dhe VA; Vetëm konfirmim nga shoqata apo institucioni regjistrues, kombëtar në RSH ose në VA; Vetëm mjete të regjistruara në VA;
Vetëm mjete të TIR;
[Vetëm mjete të ANALTIR];

4) Përfaqësuesit e mediave (gazetarët):
a) Gazetarët
b) Përfaqësuesit e shoqatave apo institucioneve të gazetarëve;
a) Për IV.a karta ose letërnjoftimi i gazetarit, e lëshuar nga shoqata apo institucioni përkatës (profesional) në RSH (apo edhe në VA), që konfirmon ushtrimin e profesionit të gazetarit, shoqëruar me letrën zyrtare nga punëdhënësi/media, ku jepet qëllimi gazetaresk i udhëtimit;
b) Për IV.b letra zyrtare e vetë shoqatës apo institucionit;
Vetëm gazetarët*, IV.a, jo përfaqësuesit e shoqatave të tyre;

5) Pjesëmarrësit në aktivitete shkencore, artistike dhe kulturore:
Përfshi këtu pjesëmarrësit e programet në kuadër të shkëmbimeve universitare dhe postuniversitare etj. Ftesa/kopje e konfirmuar e ftesës e organizmave apo institucioneve përkatëse, pritëse në VA;
Konfirmimi nga institucioni përkatës në RSH;

6) Nxënësit, studentët, pasuniversitarët, si dhe mësuesit dhe pedagogët e tyre shoqërues:
Që marrin pjesë në aktivitete studimore, shkollore, programe trajnimi, ose që janë pjesëmarrës të programeve të shkëmbimeve apo bashkëpunimit shkollor. Ftesë nga organizmi ose institucioni shkollor, akademik apo universitar pritës në VA, ose karta e studentit* apo dokumenti vërtetues i tij për kurset që do të marrë pjesë; Konfirmimi nga institucioni përkatës në RSH;

7) Pjesëmarrësit në evenimente sportive dhe stafet shoqërues të ekipeve.
Pjesëmarrësit në kampionate, takime, aktivitete sportive të çdo lloj moshe.
Ftesa e Komitetit Olimpik, federatës, klubit sportiv apo shoqatës sportive për aktivitetin në VA;
Konfirmimi nga Federata apo Klubi Sportiv në RSH për aktivitetin;

8) Pjesëmarrësit në shkëmbimet zyrtare mes qyteteve të binjakëzuara: Në aktivitete të përbashkëta, vizita përvjetorësh etj.

Ftesa apo kërkesa me shkrim e kreut administrativ/kryebashkiakut në VA; Konfirmimi nga kreu administrativ/kryebashkiaku në RSH;

9) Familjarët e afërt të personave me qëndrim të ligjshëm në BE;
a) Familjarët të shtetasve të BE;
b) Familjarë të afërt të shtetasve shqiptarë me qëndrim të ligjshëm në BE;

Familjarë të afërt: bashkëshortët, fëmijët (edhe të adoptuar), prindërit (edhe kujdestarët me ligj); gjyshërit, vëllezërit/motrat (edhe nga një prind), nipërit/mbesat, vjehrri/vjehrra;
a) Kërkesë me shkrim nga shtetasi i BE;
b) Kërkesë me shkrim nga shtetasi shqiptar me qëndrim të ligjshëm në BE; a) Vetëm familjarët e shtetasve të BE (kat. X.a); ose
b) Vetëm familjarët e afërt të shtetasve shqiptarë me leje qëndrimi afatgjatë, që plotësojnë kushte të caktuara, ose me banim të përhershëm në VA; Duhet bërë dallimi mes linjës të drejtpërdrejtë dhe fëmijëve të vëllait dhe motrës.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›