Dondollaku: S’ vij në Shqipëri, avokati do më përfaqësojë
18/12/2008 Numri dy i bandës së Lushnjës duket se pranon autorësinë e akuzave të Prokurorisë
TIRANE- Enver Dondollaku, i njohur nga drejtësia shqiptare si krahu i djathtë i Aldo Bares, refuzon të përfaqësohet në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri. Këtë përgjigje i dyshuari si numri dy i bandës së Lushnjës e ka dhënë nëpërmjet një letër-porosie, ku në të cilën ai shkruan refuzimin e pjesëmarrjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Veç të tjerash burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se në përgjigjen e Dondollakut thuhet se ai ka pranuar të përfaqësohet në çdo seancë gjyqësore nga avokati i tij mbrojtës. Sipas tij, ky i fundit mund të kërkojë edhe gjykim të shkurtuar, duke bërë që të pandehurit vip, Enver Dondollakut t’i ulen 1/3 e masës së dënimit. “Gjithçka ja kam lënë në dorë avokatit mbrojtës. Në procesin që po zhvillohet ndaj meje në Shqipëri, mbrojtësi im le të zbatojë të gjitha hapat që mund të lehtësojnë klientin e tij”,-thuhet në përgjigjen e dërguar nga Dondollaku. Nga kjo përgjigje duket se numri dy i bandës famëkeqe të qytetit të Lushnjës, shpreh pendesë dhe në një farë mënyre pranon autorësinë e akuzave të bëra nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Tre dënimet
Dënimi i datës 26 dhjetor 2007 është i treti që jepet për Enver Dondollakun, pasi në vitin 2003 është dënuar me 4 vjet burg për falsifikim dokumentesh nga Apeli i Durrësit. Ndërkohë, që në verë të vitit të kaluar gjykata e Padovas në Itali e dënoi Dondollakun me 200 muaj burg, pasi e gjeti fajtor për shpërndarje narkotikësh. Procesi që ka përfunduar nga Krimet e Rënda ka nisur në fillim të vitit 2004. Por pas shqyrtimit të pjesës dërmuese të provave të akuzës, prokurorët kërkuan ndarjen e çështjes së Dondollakut, nga ajo e dy të miturve Erion Kashari dhe Elton Mermali, si dhe katër të arrestuarve Erion Çiçi, Dritan Vila, Maksim Çela dhe të penduarit Petrit Liçi. Shkak për ndarjen e gjykimit të Dondollakut ishte fakti se ky gjykohej në mungesë dhe pas arrestimit në Itali shfaqi dëshirën për të marrë pjesë vetë në proces. Por dënimi me 16 vjet heqje lirie në Itali ia prishi planet Dondollakut që të jetë i pranishëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Aktualisht Enver Dondollaku po gjykohet për herë të dytë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi Prokuroria në procedimin nr. 15 ka administruar një sërë provash që implikojnë atë në disa vrasje. Në këtë dosje ai po gjykohet bashkë me kreun e grupit Alfred Shkurtin. Nuk dihet me saktësi nëse avokati i Dondollakut ka kërkuar gjykim të shkurtuar ndaj klientit të tij, por në rast se kjo e fundit do t’i leverdisë numrit dy të bandës së Lushnjës, atëherë kjo kërkesë do të ndodhë. Akuzat që rëndojnë mbi të janë ajo e vrasjes së shtetasit Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Ali e akuza të tjera.
Pasaporta Sllovake e Dondollakut
Në datën 21 maj 2006 rreth orës 01:00 në vendin e quajtur Sarmeola di Rubano-Padova është arrestuar në Itali i pandehuri Enver Dondollaku. Ky arrestim ka ardhur si pasojë bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Mësohet se në momentin e ndalimit Dondollaku mbante me vete një pasaportë sllovake me emrin Denis Chochlanov lindur më 14 mars 1975 në Cezmarok Sllovaki si dhe 800 euro. Në momentin e ndalimit ai ishte në shoqërinë e vëllait të tij Dritan Dondollaku. Zbulimi i tij ka ardhur menjëherë pas krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve.