Shpërblimet e fundvitit, policët marrin nga 10 mijë lekë
18/12/2008 Përcaktohen shpërblimet edhe për gjykatësit dhe prokurorët e vendit
TIRANË- Sistemi i drejtësisë, organi i akuzës dhe strukturat e policisë, si çdo fundvit janë në pritje të marrjes së shpërblimit. Teksa, vetëm një pjesë e prokurorëve është shpërblyer, në pritje mbetet pjesa tjetër e tyre, mijëra policë dhe dhjetëra gjyqtarë në të gjithë vendin. Java që vjen duket se do të jetë vendimtare në marrjen e shpërblimit të shumëpritur, kur të gjithë policët pavarësisht nga gradat do të marrin nga 10 mijë lekë. Ndërsa gjykatësit pritet të marrin një gjysmë rroge shpërblim, teksa 130 prokurorë tashmë kanë marrë nga një rrogë shpërblim dhe pjesa tjetër është në pritje.
Shpërblimet e policëve
Në fillim të javës që vjen të gjithë policët, duke nisur nga agjenti deri tek drejtuesi i parë do të marrin 10 mijë lekë të vjetra shpërblim, teksa pritet që të miratohet fondi përkatës. Lajmi mësohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat thanë se nga këto 10 mijë lekë, një pjesë prej 10 për qind do të mbahet si taksë, kështu që policëve u mbeten 9 mijë lekë shpërblim. Këtu përfshihen të gjithë policët, pavarësisht gradës apo funksionit.
Pagat e shtesat
Në bazë të skemës së re të pagave që ka filluar të planohet prej rreth një viti, në rolin bazë, aktualisht një agjent paguhet 31.350 lekë në muaj, por në 9 raste konkrete ai mund të përfitojë shtesa. Kështu, agjentët mund të përfshihen në njësitë operative për luftën kundër krimit të organizuar e përfitojnë 6.500 lekë shpërblim, ashtu siç paguhen me të njëjtën shumë në funksione ndalim paraburgimi apo kufitare. Për nivelin bazë mësohet se agjenti i parë paguhet 32.400 lekë dhe përfiton thuajse të njëjtat shtesa si agjenti. Ndërsa asistenti paguhet 33.600 lekë, asistenti i parë paguhet 35.000 lekë, ndërsa kryeasistenti paguhet 36.100 lekë dhe përfitojnë pak a shumë të njëjtat shtesa në vështirësi të caktuara pune. Në rolin e mesëm, nëninspektori paguhet 46.000 lekë inspektori merr 48.300 lekë, ndërsa kryeinspektori paguhet me 54.250 lekë. Këta efektivë të rolit të mesëm përfshihen në shtesa për funksione të shumëllojshme që nisin nga ato të strukturave kundër krimit të organizuar e deri tek shërbimet mbështetëse. Në rolin e lartë nënkomisari përfiton 65.900 lekë në muaj, komisari merr 80.900 lekë, ndërsa kryekomisari paguhet me 92.400 lekë. Në rolin madhor përfshihet drejtuesi që merr 102.000 lekë në muaj dhe drejtuesi i parë, i cili përfiton pagën prej 109.500 lekë në muaj.
Prokurorët e gjykatësit
Teksa çdo vit gjykatësit kanë marrë nga një rrogë shtesë, duket se këtë vit ata do të marrin një gjysmë rroge. Të paktën kështu u është thënë, teksa ende nuk dihet koha kur do të paguhen. Një gjyqtar fillestar sot paguhet me 65 mijë lekë, ndërsa rroga më e lartë është 120 mijë lekë. Për prokurorët flitet se do të paguhen të gjithë me nga një rrogë shtesë, teksa 130 prej tyre tashmë e kanë marrë këtë shumë. Në pritje janë edhe oficerët e Policisë Gjyqësore.
Pritet të përfitojnë nga 10 mijë lekë deri në gjysmë rroge shtesë
Gjykatësit në pritje të shpërblimit për festat e fundvitit
TIRANË- Gjykatësit janë shtresa, e cila për çdo vit kanë përfituar nga dhënia e shpërblimeve në fund të vitit. Edhe këtë vit të gjithë gjyqtarët janë në pritje të marrjes së një shpërblimi. Ndërkohë mësohet se ende nuk është caktuar shuma, e cila do t’u jepet gjyqtarëve si shpërblim për punën e rëndë që kanë bërë në dhënien e drejtësisë. Ajo që dihet është fakti se të gjithë gjyqtarët përfitojnë nga 10 mijë lekë shpërblim në bazë të vendimit të Qeverisë. Por kjo shtresë pret edhe më shumë. Ata mendohet të marrin nga një shumë të caktuar nga fondi i caktuar për gjyqësorin. Për çdo vit të gjithë gjyqtarët janë shpërblyer me nga një rrogë shtesë. Por këtë vit thuhet se mund të marrin nga një gjysmë rroge shtesë. Ndërkohë duhet të theksojmë faktin se një gjyqtar paguhet minimalisht 65 mijë lekë në muaj. Për të vazhduar me krerët e gjykatës, të cilët rrogën e kanë më të madhe. Kryetari i gjykatë s’paguhet rreth 1 milion e 200 mijë e pas tij vijnë nënkryetarët, të cilët marrin nga 90 mijë lekë në muaj. Gjyqtarët shpesh herë kanë ngritur zërin për pagesën e ulët me të cilën ata shpërblehen për punën që bëjnë. Por ajo që duhet theksuar është fakti se sekretaret e gjykatës, të cilët bëjnë edhe punën më të madhe marrin një pagë qesharake. Ndonëse u është premtuar që shumë shpejt pas miratimit të ligjit për administratën gjyqësore ato të përfitojnë statusin e nëpunësit civil dhe të barazohen me pagë me të gjithë punonjësit e administratës. Edhe sekretaret janë të përfshira në marrjen e shpërblimit. Ato si e gjithë administrata do të marrin nga 10 mijë lek shpërblim duke mos pritur ndonjë shpërblim shtesë.
Shpërblimet për policët
Agjenti, Agjenti i Parë 10 mijë lekë
Asistenti, Asistenti i Parë 10 mijë lekë
Kryeasistenti 10 mijë lekë
Nëninspektori, Inspektori 10 mijë lekë
Kryeinspektori 10 mijë lekë
Nënkomisari, komisari 10 mijë lekë
Kryekomisari 10 mijë lekë
Drejtuesi, Drejtuesi i Parë 10 mijë lekë
Shpërblimet për gjykatësit
Gjykatësi fillestar 32 mijë lekë
Kryetari i gjykatës 60 mijë lekë
Shpërblimet për prokurorët
Prokurorët fillestarë 25 mijë lekë
Prokurorët me eksperiencë 40 mijë lekë