E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e qëndrimit, turqit dhe kinezët në krye të listës

18/12/2008  Arsyet, investimet në infrastrukturë, hapja e vendeve të punës në miniera dhe fabrikat e çimentos

DURRES - Shtetasit turq dhe ata kinezë kanë qenë më të “privilegjuarit” në marrjen e lejes së qëndrimit në vendin tonë. Ligji i ri për të huajt ka lehtësuar edhe më tepër procedurat e pajisjes me leje qëndrimi për shtetasit që mbërrijnë për punë, misione fetare apo për motive familjare në vendin tonë.

Të huajt

Rreth 2261 shtetas të huaj janë pajisur me leje qëndrimi gjatë këtij viti dhe dokumenti është lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Kufirit dhe Emigracionit. Sipas burimeve zyrtare, kjo shifër u përket shtetasve nga më shumë se 509 shtete dhe është një sinjal pozitiv në kuadër të lehtësimit të lëvizjes dhe qarkullimit të shtetasve. Investimet në Fushë-Krujë, rrugën Durrës-Kukës, hapja e varianteve të shumta në shfrytëzimin e mineraleve dhe ndërtimin e fabrikave të çimentos kanë sjellë në vendin tonë specialistë dhe personel të kualifikuar nga vende të ndryshme. Vetëm rruga Durrës-Kukës-Morinë ka “akredituar” në kantieret e shumtë përgjatë këtij segmenti rreth 1100 shtetas të huaj. Ky është edhe investimi më i madh në vendin tonë që është shoqëruar me dhënien e leje qëndrimit për qindra shtetas të huaj duke u pasuar me 300 shtetasit kinez në Krujë etj. Në raste të tilla lejet jepen për një afat relativisht të gjatë kohe që shkon nga disa muaj deri në një apo dy vjet në varësi të kohës së zbatimit të projekteve. Por ka edhe raste kur autoritetet policore kanë ofruar edhe leje qëndrimi për 5 vjet. Puna është motivi kryesor që shtyn të huajt të vendosen rezident në Shqipëri. Megjithatë, ka edhe raste kur të rinj nga vende të ndryshme vijnë në Tiranë për të studiuar. Këtyre kategorive vitet e fundit u janë shtuar aplikimet si dhe përfitimi i të drejtës së leje qëndrimit për shkaqe të ushtrimit të funksioneve fetare, ndërkohë që statistikat tregojnë se nga viti në vit është rritur kurba e rasteve që këto leje i kërkojnë shtetas të huaj, të cilët kanë vënë kurorë me vajza shqiptare. Janë më se 50 shtete, të cilat kanë nënshtetas të tyre me leje qëndrimi. Pas Kinës dhe Turqisë renditen maqedonasit, bullgarët, britanikët, gjermanët, afrikanët etj. ndërkohë në Shqipëri shtetasit e huaj që kërkojnë leje qëndrimin nuk kanë hasur në mohimin e zyrtarëve vendas për dhënien e kësaj të drejte. Ata janë pajisur pa më të voglin problem me këtë të lejes sidomos pas motivimit të qëndrimit të tyre të Shqipëri.

PSE VIJNË?!

Puna është motivi kryesor që shtyn të huajt të vendosen rezident në Shqipëri. Megjithatë, ka edhe raste kur të rinj nga vende të ndryshme vijnë në Tiranë për të studiuar. Këtyre kategorive vitet e fundit u janë shtuar aplikimet si dhe përfitimi i të drejtës së leje qëndrimit për shkaqe të ushtrimit të funksioneve fetare, ndërkohë që statistikat tregojnë se nga viti në vit është rritur kurba e rasteve që këto leje i kërkojnë shtetas të huaj, të cilët kanë vënë kurorë me vajza shqiptare. Janë më se 50 shtete, të cilat kanë nënshtetas të tyre me leje qëndrimi. Pas Kinës dhe Turqisë renditen maqedonasit, bullgarët, britanikët, gjermanët, afrikanët etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›