E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaxhai apelon burgun e përjetshëm

I pandehuri

Gazmir Braka ose i thirrur ndryshe Gaxhai, shpreson që Gjykata e Apelit t’i prishë një nga dy dënimet me burgim të përjetshëm. Kërkesa është realizuar disa kohë më parë dhe dje ishte seanca e parë e ankimuar nga avokatët mbrojtës. I pandehuri nuk është paraqitur në sallë. Sipas gjykatës, Gaxhai ka apeluar vendimin me burgim të përjetshëm, pasi u deklarua fajtor për krimet e kryera në qytetin e lindjes, Vlorë gjatë vitit të trazirave 1997. Ai pretendon se vendimi ka qenë i ndikuar dhe nuk është marrë në zbatim të ligjit. Sipas avokatëve mbrojtës ka një sërë parregullsish gjatë gjykimit, që lidhen me zbatimin e procedurave si dhe me mënyrën se si janë servirur dhe marrë provat.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›