E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Donika Ristani abuzoi me 400 milionë lekë”

05/02/2005  Sherr në Bashkinë e Fierit. Këshilltari demokrat kërkon dorëheqjen e kryetares së Këshillit Bashkiak

FIER - Mbledhja e parë e vitit 2005 e Këshillit Bashkiak të Fierit ka nisur që në minutat e para të saj me një deklaratë

befasuese të grupit këshilltarë demokratë për dorëheqjen e kryetares së këtij këshilli, Donika Ristani.

"Ju keni shkelur ligjin dhe nuk keni zbatuar detyrimet që burojnë prej tij, pasi keni kthyer në vendim, propozimin, që godina e ish-fermentimit të duhanit, pronë e bashkisë Fier, t’i kalojë në përdorim jo Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, por Drejtorisë Rajonale të Punësimit Fier".

Kështu është shprehur, në emër të këtij grupi, këshilltari demokrat, Durim Lekdushi, i cili akuzoi Ristanin për shkelje ligjore me qëllim përfitimin në shuma të konsiderueshme. Pas kësaj deklarate, këshillatari i opozitës i është drejtuar kryekëshilltares Ristani që të jap dorëheqje, deklaratë që ka shokuar të gjithë këshilltarët e pranishëm.

Në mbledhjen e fundit të vitit 2004, Këshilli Bashkiak Fier ka miratuar propozimin që ish-godina e frementimit të duhanit, pronë e bashkisë, në të cilën po investohet nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale shuma 400 milionë lekë për kthimin e saj në shkollë të përgatitjes profesionale, për kalimin në përdorim të Drejtorisë Rajonale të Punësimit Fier. Ky propozim, sipas procesverbalit të mbajtur është miratuar nga ky këshill bashkiak, përfshi këtu edhe këshilltarët demokratë. Por, pavarëisht se kanë ngritur dorën "pro", një muaj më parë, këshilltarët demokratë, dje janë kujtuar se kanë bërë gabim me dorën e tyre në dhjetor të 2004 dhe kanë kërkuar jo vetëm dorëheqjen e kryekëshilltares Ristani, por kanë hedhur akuza se është vjedhur financimi prej 400 milionë lekë te kjo godinë (e cila nuk ka të bëjë me bashkinë e Fierit, pasi fondi menaxhohet nga MPÇS), ku sipas deklaratës së tyre nuk janë hedhur më shumë se 50 milionë lekë. Pas kësaj deklarate e ka marrë fjalën kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo, i cili e ka quajtur absurditet logjikën demokrate.

"Më duket një llojë absurditeti lidhja e kalimit me financimet, pasi kjo e fundit është e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, le të verifikohen!".

Ai ka përforcuar idenë se kthimi i kësaj godine në një qendër të formimit profesional rajonal, është synimi më i afërt i tij dhe Bashkisë Fier, i cili po bëhet realitet.

Përgjigje ka marë grupi demokratë edhe nga kryekëshilltarja Donika Ristani, e cila u shpreh se në këtë vendim ka zbatuar me korrektësi detyrat dhe funksionet që kryen kryetari i Këshillit Bashkiak. Prefektja e Fierit, Rajmonda Stefa, e cila merrte pjesë si e ftuar në mbledhjen e parë të vitit 2005 të Këshillit Bashkiak të Fierit, i ka ftuar ata që të kontrollojnë të gjithë procedurën ligjore të këtij problemi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›