Thonjtë e VIP-ave, çfarë tendencash kanë femrat e famshme
Manikyri me të zezë fillon dhe mbaron me një lëvizje të brushës pasi nuancat e errëta e mbulojnë thoin shumë mirë dhe nuk ka nevojë për shtresa të tjera. Kur flitet për ngjyrat e thonjve që do të dominojnë këtë sezon, atëherë mund t’ju këshillojmë që të përcaktoheni për nuanca të errëta të së kuqes, të së kaltrës metalike dhe të zezës.
Këtë trend e preferojnë edhe krijueset e trendëve (trendsetters), siç është Dita Fon Tis dhe këngëtarja e re e muzikës R&B, Rihana. Manikyri me të zezë fillon dhe mbaron me një lëvizje të brushës, por edhe ky trend ka rregullat e veta. Ngjyrat e errëta duhet të përdoren vetëm për thonj të shkurtër dhe të rregulluar mirë. Thonjtë e gjatë do t’i theksonin edhe më shumë nuancat intensive dhe kështu duart do të humbisnin pamjen femërore.
Thonjtë e VIP-ave, çfarë tendencash kanë femrat e famshme
Fergie, e thjeshtë, me thonj ngjyrë mishi ose me një stil prej gurësh dominoje
Lindsay Lohan, një dezanj leopardi me ngjyra ylberi
Beyonce, bazë e verdhë e ndezur me maja ngjyrë çiklamini
Paris Hilton, thonj ngjyrë kafe e errët
Victoria Beckham, thonj french tepër shik
Lauren Conrad, thonj ngjyrë lejla e errët
Christina Aguilera, thonj ngjyrë rozë
Rihanna, thonj ngjyrë jeshile e ndezur
29 Nentor 2008