E Diel, 1 Nëntor 2026

Donin të kalonin flori nga Rinasi, arrestohen kavajasit



Luan Kondi

Tiranë – Fshehën të hollat dhe arin për ta nxjerrë jashtë Shqipërisë, prangosen dy persona. Vasip Habili, 47 - vjeç, dhe Gëzim Puja, 44 –vjeç, do të udhëtonin me linjën ajrore Turkish - Airlines nga Tirana për në drejtim të Turqisë, por gjate një kontrolli të ushtruar ju gjetën një sasi e konsiderueshme parash dhe floriri të padeklaruara në aeroport. Kaq i ka mjaftuar policisë që të arrestonte dje pasdite udhëtarët e kamur.
Arrestimi
Dy personat e sipërpërmendur u prangosën në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, pasi nuk deklaruan në organet përkatëse paratë dhe floririn që kishin me vete. Arrestimi në flagrancë u realizua nga Policia e Qarkut të Tiranës rreth orës 14:20, kur këta shtetas duke tentuar të udhëtojnë me linjën ajrore Turkish - Airlinës nga Tirana për në drejtim të Turqisë, gjatë një kontrolli të ushtruar ju gjetën një sasi e konsiderueshme parash prej 31900 dollarë. Askush nga dy kavajsit e kontrolluar, Vasip Habili dhe Gëzim Puja, nuk e justifikuan shumën e parave të padeklaruara.
Kontrolli
Sipas policisë, gjatë kontrollit 47 vjeçarit Habili, ju gjet shuma e të hollave e pa deklaruar prej 16 900 dollarë, ndërsa shokut të tij, 44 vjeçarit Puja, iu gjetën plot 15 000 dollarë.
Siç bëjnë të ditur burimet nga policia e Tiranës, atyre ju gjend gjithashtu dhe ju sekuestrua dhe një sasi prej 1139 gramë flori, që e kishin e fshehur në gjashtë qese. Vetëm njëra prej qeseve peshonte rreth 82.4 gramë. Burime policore thanë për gazetën se kapja e personave të sipërcituar u realizua falë informacioneve operative të poseduara nga seksioni i Hetimit në Komisariatin e Policisë së Rinasit. Dy shtetasit do të akuzohen për konsumim të veprave penale të “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë e kontrabandës me mallra të ndaluar”. Materialet e përpiluara në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar ju kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë.

Ekstradohen nga Italia dy të kërkuar nga Interpoli

TIRANË - Dy persona të kërkuar nga Drejtësia Shqiptareu ekstraduan dje në mbrëmje nga Milano. Ekstradimi i Agim Kamberajt, i denuar me 5 vjet burg dhe shtetasi, Ermal Begaj, i denuar me 6 vjet burg, u bë dje rreth orës 20:00, nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranës. Agim Kamberaj, 47 vjeç, nga Patosi i Fierit, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me 5 vjet heqje lirie, për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”. Sipas vendimit të Gjykatës, më datë 5 qershor 2001, Kamberaj në bashkëpunim me shtetasit Dashamir Bega dhe Fotaq Gushi, kanë rrahur shtetasin Edmond Meshau, buzë lumit Drino, Gjirokastër, pasi ky i fundit i detyrohej një shumë parash.
Kurse shtetasi tjetër që u ekstradua po dje nga Milano i Italisë është Emal Bregaj, 32 vjeç nga Vlora. Sipas vendimit të gjykatës më 21 shtator të vitit 2004, në lagjen “Isa Boletini” në qytetin e Vlorës, Bregaj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Ilir Dashi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e formës së prerë dënoi atëherë Ermal Bregajn me 6 vjet heqje lirie, për veprën penale të “Vrasjes me dashje“ të mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Paraqitej si tatimor, iu vinte gjoba 10 mijë lekëshe biznesmenëve

Tiranë - Mashtronte biznesmenët është vënë në pranga një 38-vjeçar nga Durrësi. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Albania” nga burimet zyrtare të Policisë së Tiranës. Ilir Ceka, tha policia vinte gjoba 10 mijë lekëshe sa herë që atij i duheshin para. Burime policore konfirmuan se Ilir Ceka, pasi u paraqitej biznesmenëve të ndryshëm si punonjës i Tatim-Taksave dhe u vinte gjoba kryesisht nga 10 mijë lekë, kur konstatonte shkelje në dokumentacion. Sipas policisë, Ceka ka punuar në vitin 2003 si punonjës i Tatim Taksave dhe siç zanatin vijonte ta praktikonte edhe pse nuk ishte më në këtë punë. Deri më tani janë të paktën 10 raste të tilla mashtrimesh janë konstatuar në kryeqytet, kryesisht në zonat e Freskut, Bërrylit, etj, teksa po verifikohen edhe mashtrime të tjera, të kryera prej tij.

21 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›