“Donin të më bënin prostitutë”
04/12/2009 Vajza 18 vjeçe nga Kamza tregon jetën e saj në Prokurori. Tre shpallën në kërkim
Adoleshentja 9 muaj e zhdukur
TIRANE- Tre persona kanë rrëmbyer e përdhunuar një vajzë 18-vjeçare dhe më pas kanë tentuar ta shfrytëzojnë atë si prostitutë në disa qytete të Shqipërisë. Ngjarja e dhimbshme i ka ndodhur 18-vjeçares M. Muça nga Kamza, e cila prej gati 9 muajsh ishte zhdukur nga banesa pa lënë asnjë gjurmë, duke u gjendur nën dhunën fizike dhe seksuale të tre personave që aktualisht janë vënë nën hetim për veprën penale të “trafikimit të të miturve”mbetur në tentativë “rrëmbimit të personit”, “marrëdhënieve seksuale me dhunë”, si dhe “kanosjes”. Në një kohë kur kërkimet e policisë, për gjetjen e saj po zbeheshin, adoleshentja është shfaqur vetë përpara policisë së Tiranës, ku ka treguar të gjithë historinë e saj të dhimbshme. Në prani të specialistëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe të një psikologu, 18-vjeçarja ka treguar jetën që kishte bërë 9 muaj rresht jashtë mureve të shtëpisë. Ajo i tha hetuesve se më 14 mars, ditën e verës, ishte njohur me një djalë nga Kukësi, (emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore). Pas tre ditësh, ai e ka ftuar për kafe adoleshenten, e cila pasi ka pranuar ftesën është gjendur nën shoqërinë edhe të dy meshkujve të tjerë, që nga deklarimet e saj mësohet të jenë shokët e djaloshit që kishte njohur 18-vjeçarja M. Muça. Me makinën e tyre ata nuk kanë shkuar në kafene, por menjëherë janë drejtuar në drejtim të veriut. Pikërisht ky veprim ka bërë që adoleshentja të dyshojë për besnikërinë e të “dashurit” të saj, duke i kërkuar llogari mbi adresën se ku do e çonin, por djemtë që aktualisht janë shpallur në kërkim, i janë kundërpërgjigjur duke i thënë se do qëndronin në një lokal luksoz. Fill pas kësaj, 18-vjeçarja e ka gjendur veten brenda një dhome, ku në të cilën është detyruar të kryejë seks me të “dashurin” e saj. Në dëshmi, adoleshentja ka treguar se përgjatë kohës kur ka qëndruar larg shtëpisë është përdhunuar edhe nga dy meshkujt e tjerë, të cilët ishin të pranishëm ditën e rrëmbimit. Gjithashtu M. Muça ka pohuar se këta persona i kanë kërkuar të dëmtuarës, që ajo të dilte në rrugë për të prostituar gjatë sezonit të plazhit. Ata kishin planifikuar që të merrnin ambiente me qira në Durrës, vend në të cilin do të priste klientët e dëmtuara. Gjysmën e parave që ajo do të fitonte, për çdo akt seksual, do ia jepte tre tutorëve, ndërsa pjesën tjetër të shumës financiare do e mbante për vete. Ajo ka mundur të largohet nga banesa ku mbahej e strehuar, duke denoncuar në polici tre personat që po tentonin ta shfrytëzonin si prostitutë.
Dyshimet mbi vajzën
Ekspertët shprehen se gjatë hetimit të kësaj çështjeje do të verifikohet edhe dëshmia e 18-vjeçares së dëmtuar, pasi prokurorët dyshojnë se kjo mund të jetë një strategji e adoleshentes, për të justifikuar prindërve të saj mungesën prej 9 muajsh. Ata thanë se menjëherë pas ndalimit të 3 personave, e dëmtuara do të ballafaqohet me personat, ndaj të cilëve ka kryer denoncim. Aktualisht mbi bazën e dhënieve të saj Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal, si dhe ka shpallur në kërkim 3 shtetasit.