E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha është kapur mat

04/12/2009  Kundërpërgjigjia

Kreu socialist, Edi Rama, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga kryeministri Berisha dhe përfaqësuesit e mazhorancës kundrejt tij, duke konfirmuar edhe një herë vendosmërinë e opozitës për ti shkuar deri në fund betejës së saj për shpëtimin e demokracisë. Duke reaguar menjëherë pas deklaratave të lushuara nga kryeministrit Berisha, Rama i cilësoi të gjitha akuzat në adresë të tij dhe përfaqësuesve të PS-së si shpifje që vijnë nga presioni, që po ushtron populli opozitar që kërkon transparencën e zgjedhjeve parlamentare dhe largimin e tij nga karrigia e kryeministrit. Sipas tij, Berisha është vënë përballë presionit në rritje të popullit opozitar për hapjen e kutive të votimit dhe tashmë është lëshuar i tëri në një fushatë akuzash e shpifjesh pa fre ndaj kundërshtarëve të tij. “Kjo fushatë është klithma e hajdutit që bërtet kapeni hajdutin! Është klithma e frikacakut që bërtet për ti mbushur mendjen dynjasë se ska frikë! Është klithma e Saliut të Dytë që i kujtohet përditë e më shumë fundi i Saliut të Parë! Nuk ka faj, është kapur mat!", - tha. Ndërkohë, duke iu referuar akuzave të lëshuara nga Berisha për ekzistencën e një seri dosjesh ndaj deputetëve socialistë dhe sipërmarrësve privatë, Rama i konsideroi ato si “palo dosje”, me anë të të cilave kryeministri kërkon të krijojë alibinë për ekzistencën e një aleance punisto-mafioze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›