Prokurimet, Berisha urdhër Bodes për monitorim
Qeveria do të tregohet shumë e ashpër me pushtetin vendor në rast se nuk respekton vendimin e saj për të prokuruar në mënyrë elektronike fondet që i vihen ne dispozicion nga ekzekutivi. Sipas kryeministrit Berisha, qeveria ruan të drejtën e rialokimit të fondeve dhe do ta vërë në përdorim këtë të drejtë nëse pushteti vendor vazhdon të mos vërë në aplikim vendimet për prokurimet elektronike. Për këtë, Berisha urdhëroi Bode: "Z.minister i Financave do të monitorosh me shume rigorozitet këtë proces. Qeveria, i jep të drejtën e rialokimeve dhe të heqjes së fondeve, sepse te vendosim nje standard. Ky standard është interesi më i mirë publik i Shqipërisë, është standardi i luftës së sigurt kundër korrupsionit. Ministria e Financave t’i ndjekë hezituesit dhe të plogështit dhe të zbardhë listën, se fondet iu hoqen sepse po flene mbi to".