Panetta në Turqi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta qëndroi të premten në Turqi, si shenj e rikonfirmimit të marrëdhënieve të fuqishme amerikane me aleatin kryesor në rajon.
Gjatë bisedimeve me presidentin, Abdullah Gul, u diskutuan trazirat e fundit në Lindjen e Mesme, dhe rrëzimi i udhëheqësve autoritarë. Veç kësaj, pritej që temë diskutimi të jetë edhe situata në Siri.
Panetta arriti në Turqi nga Bagdadi, ku të enjten mori pjesë në ceremoninë e shënimit të përfundimit zyrtar të misionit ushtarak amerikan në Irak, pas gati nëntë vjet luftimesh.
“Turqia është aleti kryesor në Lindjen e mesme”, citon web-faqja e Departamentit të Mbrojtjes Pannetta’n t’iu ketë thënë gazetarëve që udhëtojnë me të.
“Ata [Turqia] mund të kenë ndikim në ngjarjet në Egjipt, në ato në Irak dhe në Iran, por edhe në atë që do të ndodhë në Siri”, sqaroi ai.