E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donte të vriste qentë, plagos punëtorin e servisit

Merr në shenjë me armë gjahu qentë, plagos rëndë një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Krujës, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë autorin. Muharrem Gashi, 69 vjeç nga fshati Hasan i Krujës u arrestua pasditen e kaluar, rreth orës 17.30 në fshatin Hasan dhe pikërisht në oborrin e shtëpisë së vet ka qëlluar me çifte ndaj disa qenve që i kishin hyrë në kopshtin e tij. Nga pakujdesia dhe mungesa e saktësisë në gjuajtje ka mbetur i plagosur rëndë 26-vjeçari Elton Mera, nga fshati Borizanë e Krujës. Mera ishte duke punuar në servisin e tij kur është plagosur nga një prej saçmave të dala nga gryka e armës së gjahut. Ndaj Gashit është ngritur akuza e plagosjes së rëndë nga pakujdesia, ndërkohë që i dëmtuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas marrjes së ndihmës mjekësore. Policia sqaroi se i arrestuari e kishte çiften me leje dhe ajo u sekuestrua së bashku me dy gëzhoja në cilësinë e provës materiale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›